Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
61 %
3.1kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
E premte, 30 Korrik, 2021

“Qytetarët vuajnë gjyqeve nga 4 vjet”, apeli ULËRITËS i kryetares së KLGJ: Gjykata e Apelit thuajse jashtë funksionit, si zgjidhet situata

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami ditën e sotme ka dalë për raportimin “online” në Kimisionin e Ligjëve të Kuvendit.

Llagami ka folur për problematikat që ka sistemi gjyqësor shqiptar.  Ajo ka prekur edhe çështjen e Vettingut, duke thënë se ka pasur humbje nga stafi gjyqësor.

“Nuk jemi krenar se është shumë e vështirë, kemi pasur humbje për shkak të Vetting, lidhur me Vetting, janë shkarkuar 13 gjyqtarë me vendim të formës së prerë, 25 të tjerë që janë pezulluar duke përfituar 75% e pagës, ose 30 milionë lekë, por nuk vazhdojnë dot të gjykojnë çështjet dhe efekti financiar që i Vettingut ku janë shkarkuar/pezulluar 75 gjyqtar dhe 55 milionë lekë efekt në buxhetin e shtetit, harxhohen lekë, por nuk ofrohen dot shërbim.

Për një çështje që të gjykohet në Apel duhet 2-3 muaj për në rrethe ndërsa një qytetar i Tiranës duhet të presë 4 vjet. Grupimi i Apeleve do mundësonte që gjykimi i çështjeve do ishte i drejtë dhe i barabartë. Gjykatat janë në kolaps”, tha LLagami.

Kryetarja e KLGJ tha se Agjykata e Apelit është thuajse jashtë funksionit, pasi nga 78 gjyqtarë që duhet të jenë në këtë gjykatë sot ka vetëm 25 gjyqtarë.

“Gjykata e Apelit është shumë problematike, kjo është thembra e Akilit, nga 78 gjyqtarë që duhet të jenë, janë 25 gjyqtarë. Në fund të vitit ishin 27, çdo ditë e më shumë ulet ky numër.

Apeli Administrativ ka uljen më të madhe të efektivitetit të çështjeve. Për një çështje që të gjykohet në Apel duhet 2-3 muaj për në rrethe ndërsa një qytetar i Tiranës duhet të presë 4 vjet. Grupimi i Apeleve do mundësonte që gjykimi i çështjeve do ishte i drejtë dhe i barabartë”, tha Llagami.

“Këshillim vonesat ka të bëjnë me, qasjen e KLGJ në promovimin dhe ngritjen në detyrë. Është qasje dhe nga Komisioni i Venecias, që mbajti si standard që anëtarët e Kushtetueses të kalojnë Vettingun.

Gjykata e Lartë, që është nga më të rëndësishmet. KLGJ ka mbajtur të njëjtën qasje, kandidatët të përfundojnë Vettingun dhe më pas të vijohet, më pas është vijuar dhe me vlerësimin profesional.

Vonesë tjetër është dhe mungesa e vlerësimeve etike dhe profesionale. KLGJ ka punuar me dy vlerësimet për secilin kandidat, ka qenë e suksesshme. Sot ka 4 anëtarë në Gjykatën e Lartë.

Nga ana tjetër problematikë që kemi pasur me promovimet edhe pjesa e së drejtës së ankimeve që kanë kandidatët.

Kemi ende 3 vende të pashpallura nga KLGJ, një nga shkaqet që nuk mund ti shpallim është se një trupë shumë e vogël. Në vendet që kemi hapur Gjykata e Lartë do të ketë shumë shpejt 15 gjyqtarë, 15 anëtarë duke mundësuar dhe zhbllokimin e kuorumit për të emëruar anëtarët në Gjykatën Kushtetuese. Një tjetër ka qenë dhe pjesa organizative.

Dua të pasqyroj këtu që situata në sistemin gjyqësor nuk jemi krenar, është shumë e vështirë. Gjatë viteve kemi pasur shumë humbje shkaktuar nga Vetting”, tha ajo ndër të tjera për Gjykatën Kushtetuse.

Më shumë

spot_img
spot_img