Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

“Qytetarët s’kanë marrë vaksinën e parë, presidenti merr të tretën”, Erdogan kritikohet se injektoi dozën e radhës anti-Covid-19

Shkruar nga Newsbomb
“Qytetarët s’kanë marrë vaksinën e parë,

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka ngjallur kritika me deklaratën e tij ku tha se kishte marrë dozën e tretë të vaksinës anti- Covid-19.

Turqia po përpiqet të sigurojë mjaftueshëm doza për pjesën dërrmuese të punëtorëve.

“Kam marrë dozën e 3-të të vaksinës. Vendosa ta marr për të parë nëse rriten apo jo anti-trupat. Falë Zotit, tani kam 2160 anti-trupa”, u shpreh Erdogan.

Erdogan, 67 vjeç, mori dozën e tij të parë të vaksinës Sinovac në janar dhe dozën e dytë në shkurt.

Në një intervistë ai pranoi se kishte marrë dozën e tretë në muajin mars, por nuk zbuloi së cilën nga vaksinat mori.

Ndërsa opozitari republikan Engin Ozkoç kritikoi presidentin duke thënë se teksa vendi nuk ka mjaftueshëm vaksina për injektimin e dozës së parë, Erdogan merr të tretën.

“Nuk ka as një dozë për qytetarët, por tre për Erdogan”, tha opozitari Ozkoç.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll