Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Qytetarët protestë para “Kushtetueses” për Belerin: Respektoni vullnetin e popullit

Shkruar nga Newsbomb
Qytetarët protestë para “Kushtetueses” për Belerin:

Disa qytetarë janë mbledhur ditën e sotme dhe po protestojnë para Gjykatës Kushtetuese në mbështetje të kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri.

Ata kërkojnë që Gjykata të respektojë vullnetin e qytetarëve dhe të lejojnë që Beleri të betohet si kryebashkiak i zgjedhur për Himarën.

“Himara vendosi!”, “Respektoni Kushtetutën”, “Respektoni vullnetin e popullit”, thuhet në pankartat që qytetarët mbajnë në duar para Gjykatës Kushtetuese.

Kujtojmë që kjo protestë nga qytetarët vjen pasi 3 ditë më parë Apeli rrëzoi kërkesën e Belerit për t’u betuar, ndërsa “sytë” tashmë mbesin nga “Kushtetuesja”.

“Gjithë vëmendja jone është tek Gjykata Kushtetuese. Atje kam depozituar disa kerkesa. Prej tre muajsh ka kaluar per gjykim ankimi im ndaj mases se sigurimit dhe akoma nuk ka nje date gjykimi. Presioni i Ramës qëndron i rëndë edhe atje. Presim që Gjykata Kushtetuese të paktën të mbrojë Demokracinë, të mbrojë Kushtetutën”, thuhen në një deklaratë të Belerit disa ditë më parë.

Beleri ndodhet në paraburgim prej datës 12 maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale, pasi u kap në flagrancë duke premtuar dhe dhënë para për të blerë vota. Pavarësisht se ishte në qeli, ai arriti të fitonte dhe të merrte mandatin nga KQZ.

Prokuroria dhe Policia e Vlorës e ndoqën rastin me metoda speciale hetimi, duke përdorur agjent të infiltruar, i cili për tetë vota mori 400 mijë lekë të vjetra. Beleri dhe Kokaveshi u arrestuan në kushtet e flagrancës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese