Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
90 %
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
Mër
4 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Qytetarët ngrihen për rritjen e çmimeve, Erion Braçe liston tre pika: Nuk caktohen me protesta, është hipokrizi e gjallë që…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti Erion Braçe ka reaguar në lidhje me protestën e cila u zhvillua para kryeministrisë për rritjen e çmimeve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Braçe ka shkruar se populizmi nuk i ul çmimet dhe se është hipokrizi që “pasdite të protestosh kundër rritjes së çmimeve dhe në mbrëmjë në emisionin tënd është reklama e ndërmarrjes që shet produktet me çmimet e rritura”.

Sipas Braçes çmimet nuk caktohen me protesta dhe se ajo çfarë kemi nevojë është liria dhe konkurrueshmëria në tregje.

Postimi i plotë:

POPULIZMI NUK I UL CMIMET!

KUUUUURREEEEEE!

Tre gjera dua te them;

E para, eshte POPULIZEM PURO te thuash “kemi 30 vite ne ekonomi tregu dhe cmimet nuk i vendos Qeveria”, referuar rritjes se cmimeve.

Qeveria jo, por institucione publike e te pavarura, rregullatore, e bejne qe cke me te; cmimi i energjise eshte cmim i rregulluar, cmimi i ujit eshte cmim i rregulluar dhe ka arsye, mbrojtja e interesit publik.

Te besh populizem e te terhiqesh plotesisht, do te thote tu lesh dore te lire abuzuesve ne treg, te cilet minimalisht, ndihen te pa vezhguar, te pa hetuar, te pa ndeshkuar per abuzimet e tyre ne tregje;

Shqip, i nxit!

E dyta, ne nje ekonomi tregu funksionale, konkurruese, cmimet vendosen nga kerkesa dhe oferta ne tregjet kombetare;

Pra, cmimet ne ekonomine e tregut funksionale dhe konkurruese, nuk i caktojne dy, tre, kater, pese ndermarrje me sjellje te koordinuar dhe per te ruajtur fitimet e tyre.

Nese ne ekonomine e tregut, funksionale e konkurruese, cmimet nuk i cakton Qeveria, pa me te voglin diskutim nuk mund ti caktojne as kater pese private qe perdorin fuqine e tyre ekonomike per te deformuar tregun, vrare konkurrencen dhe ruajtur fitimet e tyre.

E treta, CMIMET NUK CAKTOHEN NE PROTESTA; eshte thelbesisht populizem te pretendosh se me protesta do caktosh CMIME NE TREG!

Eshte po aq populizem sa, ne tregje te perqendruara e kontrolluara nga 4-5 ndermarrje, pa konkurrence, te thuash se duke ulur TVSH-ne do ulesh cmimet;

Nuk ndodh, eshte e provuar se nuk ndodh.

Perkundrazi godet shtyllen me te rendesishme te te ardhurave, zeron mundesine per te perdorur instrumenta mbrojtes, kompesues, rimbursues ne shtresa te gjera qe goditen nga rritja e cmimeve!

POPULIZMI U PROVUA QE NUK ESHTE ZGJIDHJE!

LIRIA DHE KONKURRUESHMERIA NE TREGJE ESHTE AJO QE NA DUHET.

VO: eshte hipokrizi e madhe qe pasdite te protestosh kunder rritjes se cmimeve dhe, ne mbremje, ne emisionin tend eshte reklama e ndermarrjes qe shet produktet me cmimet e rritura!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img