Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
4.1kmh
0 %
Die
28 °
Hën
33 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Qytetarët në Kosovë refuzuan me këmbëngulje figurat e vjetra”, analisti Afrim Krasniqi: Në Shqipëri jemi të dënuar me modelet e vjetra që bëjnë rotacion mes tyre

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

903cad4f3eab2d249b509614211572dd

Analisti Afrim Krasniqi ka analizuar votimin në Kosovë, duke bërë një krahasim me atë në Shqipëri.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai shprehet se Kosova fushatën elektorale e mbajti vetëm 10 ditë dhe që nuk përdor shtetin për fushatë.

Analisti shprehet se qytetarët kosovarë nuk pranuan dhe figurat e vjetra dhe për pasojë, mandatuan VV-në e Kurtit si partia më rinore në Kosovë dhe fraksionin e Vjosa Osmanit si krahu reformator i larguar nga LDK.

Teksa flet votimin në Kosovë, ai shprehet se në Shqipëri modelet e vjetra bëjnë rotacion mes tyre.

“Ne jemi të dënuar me modelet e vjetra që bëjnë rotacion mes tyre, elitat tona të korruptuara politike ishin pro elitave të korruptuara që u penalizuan me votë në Kosovë; ata urrejnë votën, ndryshimin dhe reformimin; ndaj ne nuk kemi parti që ka sakrifikuar në emër të ideve dhe as politikanë reformatorë vendimmarrës; kemi një sistem të korruptuar zgjedhor dhe nuk kemi vija ndarëse mes shtetit, partisë e pushtetit; nuk kemi votues që besojnë tek revolucioni përmes votës dhe as brez të ri që refuzon përgjegjësit e dështimeve të tranzicionit, – tipare që flasin shumë për 25” shkruan ai.

Postimi i plotë:

Tirana qytetare e admiroi mbrëmë pafund Prishtinën. Në ekranet televizive dhe në rrjetet sociale shikohej e komentohej me admirim revolucioni i votës ditën e Shën Valentinit në Kosovë. Fushatë elektorale vetëm 10 ditë, qeveri që nuk përdor shtetin për fushatë, pagesa 0 euro për lobing ndërkombëtar, zgjedhje model, administrim i shpejtë dhe ankimime minimale, mbi 100 vota nga diaspora, pjesëmarrje masive në kushtet e pandemisë dhe dëborës, exit poll e sondazhe të përafërta, votë masive për rotacionin e elitave politike, vetëpërmbajtje e fituesve, pranim rezultati nga opozita dhe angazhim prej saj për sjellje konstruktive, – pra gjithçka që ne në Tiranë ende nuk e kemi. Vota në Kosovë nuk është për një sundues të ri, për populizëm apo arrogancë të re, por për një mentalitet e sjellje të re politike. Qytetarët refuzuan me këmbëngulje ofertat dhe figurat e vjetra dhe për pasojë, mandatuan VV-në e Kurtit si partia më rinore në Kosovë dhe fraksionin e V.Osmanit si krahu reformator i larguar nga LDK.

Pas shampanjës së “revolucionit të votës” Kosova zgjohet ashtu siç de facto është: një vend me 1000 probleme, me imazh të dëmtuar nga keqqeverisja dhe proceset në Hagë, me papunësi të lartë dhe e refuzuar në procesin e lëvizjes së lirë, e bllokuar në njohjet ndërkombëtare dhe nën presion për dialog me Serbinë, me shtet të dobët ligjor dhe me një sistem partiak të parcelizuar e të dominuar nga lidhjet lokale e familjare. Sfidat e saj janë të shumta; detyrimet e fituesve të rinj ndaj votës e mesazhit të djeshëm të qytetarëve të Kosovës mbeten shumëfish më të mëdha. Vota sjell ndryshimin kur fituesit respektojnë integritetin e saj dhe Kosova nuk ka zgjidhje tjetër.

Po Shqipëria? Shprehja më e saktë është “asgjë e re nga fronti i Perëndimit”. Ne jemi të dënuar me modelet e vjetra që bëjnë rotacion mes tyre, elitat tona të korruptuara politike ishin pro elitave të korruptuara që u penalizuan me votë në Kosovë; ata urrejnë votën, ndryshimin dhe reformimin; ndaj ne nuk kemi parti që ka sakrifikuar në emër të ideve dhe as politikanë reformatorë vendimmarrës; kemi një sistem të korruptuar zgjedhor dhe nuk kemi vija ndarëse mes shtetit, partisë e pushtetit; nuk kemi votues që besojnë tek revolucioni përmes votës dhe as brez të ri që refuzon përgjegjësit e dështimeve të tranzicionit, – tipare që flasin shumë për 25

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img