Hapësire reklamuese

Bota

Qytetarët marrin frymë lirisht, ky shtet heq të gjitha masat anti-Covid-19

Shkruar nga Newsbomb
Qytetarët marrin frymë lirisht, ky shtet heq të gjitha masat

Duke filluar që nga dita e nesërme Islanda do të heqë të gjithë masat  kundër Covid-19.

Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësisë, Svandís Svavarsdóttir, e cila deklaroi se qytetarët nuk do të jenë të detyruar të mbajnë maska apo të ruajnë distancën sociale.

Përveç maskës, tashmë hiqet edhe kufizimi i numrit për të qëndruar në ambiente të mbyllura apo të jashtme, si dhe mbajta e distancës prej dy metrash.

Kështu Islanda u bë shteti i parë, i cili heq të gjitha masat anti-Covid-19. 87% e popullsisë në Islandë kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Islanda, e cila ka një popullsi prej vetëm 360.000 banorësh, ka një incidencë infektimesh prej 1.6 për 100.000 banorë në një mesatare dyjavore. Numri i vdekjeve është gjithashtu relativisht i ulët.

Sondazh

Poll