Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Qytetarët kthehen nga pushimet, policia tregon cilat janë akset më të rënduar nga trafiku. Vetëm gjatë pasdites vendosen 200 gjoba (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Pasditja e ditës së dielë gjatë muajve të verës është gjithmonë me trafik të rënduar, për shkak se pushuesit kthehen në qytetet e tyre, duke bërë që radhët e makinave t jenë kilometrike.

Policia e Shtetit ka njoftuar se cilat janë akset më të rënduara nga trafiku dhe akset ku mund të kalohet më lehtë.

Trafik i rënduar është në aksin Orikum-Radhimë-Vlorë dhe në rrethrrotullimin e Bradasheshit, si nga Peqini, ashtu dhe ardhja nga Librazhi për në drejtim të Tiranës.

Vazhdon të jetë trafik i rënduar në aksin Gjiri i Lalzit - nënkalimi i Maminasit. Mjetet lëvizin ngadalë dhe autokolonë.

Aksi kompleksi Lura - Armathe ka ngarkesë maksimale. Mjetet lëvizin autokolonë shumë ngadalë.

Nga Shëngjini deri në rrethrrotullimin në hyrje të Lezhës ka fluks të rënduar, por pa bllokime.

Ardhja nga Lezha në drejtim të Milotit është me ngarkesë maksimale.

Fluksi në hyrje të Tiranës është i shtuar por vijon lëvizja pa probleme.

Gjithashtu policia ka njoftuar se janë vënë 200 gjoba që nga pasditja deri në këtë moment, për shkak se shoferët kanë thyer rregullat e qarkullimit rrugor.

Njoftimi i Policisë:

Vijon fluksi në kthim nga zonat bregdetare në drejtim të Tiranës dhe Morinës.

Trafik i ngarkuar në Orikum-Radhimë-Vlorë, lëvizja e mjeteve me rrjedhje të ngadaltë dhe pa ndërprerje.

Lëvizje e shtuar në rrethrotullimin Bishti i Zhurit në drejtim të Elbasanit.

Ka fluks të shtuar në rrethrrotullimin e Bradasheshit, si nga Peqini, ashtu dhe ardhja nga Librazhi për në drejtim të Tiranës.

Fluks të shtuar në të dy segmentet, atë të Ndroqit dhe të TEG-ut.

Vazhdon të jetë trafik i rënduar në aksin Gjiri i Lalzit - nënkalimi i Maminasit. Mjetet lëvizin ngadalë dhe autokolonë.

Aksi kompleksi Lura - Armathe ka ngarkesë maksimale. Mjetet lëvizin autokolonë shumë ngadalë.

Nga Shëngjini deri në rrethrrotullimin në hyrje të Lezhës ka fluks të rënduar, por pa bllokime.

Ardhja nga Lezha në drejtim të Milotit është me ngarkesë maksimale.

Fluksi në hyrje të Tiranës është i shtuar por vijon lëvizja pa probleme

Shërbimet e Policisë Rrugore janë prezente në rrugë dhe po vijojnë punën për të ndihmuar lëvizjen e mjeteve duke shmanguar bllokimet e ndalesat që vijnë si pasojë e parakalimeve të gabuara.

Si rezultat i kontrolleve në lëvizje, në Fier është vënë në pranga një drejtues mjeti, shtetasi D. Xh., 38 vjeç, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.61 mg/l dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë.

Në aksin rrugor Librazh-Elbasan, Policia Rrugore e Elbasanit para pak minutash ka vënë në pranga 29-vjeçarin E. S., i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.95 mg/l, duke u kthyer në rrezik potencial për sigurinë e jetës në rrugë.

Gjithashtu në Vlorë, Durrës, Lezhë e Tiranë, gjatë pasdites së sotme, si rezultat i kontrolleve me radar janë pezulluar 13 leje drejtimi për shpejtësi dhe parakalime të gabuara me fushëpamje të kufizuar, si dhe 9 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Njëkohësisht janë vendosur 49 masa administrative për parakalime të gabuara në akset e sipërpërmendura, pasi kanë krijuar bllokime në rrugë.

Po gjatë pasdites e deri në këto momente janë vendosur 76 masa për përdorim të celularit, 101 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe 23 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mtejeve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, sinjalistikën orientuese dhe kufizuese, të zgjedhin dhe përdorin rrugë alternative dhe të telefonojnë në 112 apo të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital për ata drejtues mjetesh që shkelin rregullat e qarkullimit, duke u kthyer në rrezik për aksidente rrugore.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll