E ndërsa qytetarët i janë ankuar për rritje taksash, kryeministri Rama ka publikuar një video. Në videon e publikuar pak më parë nga Rama duket se me këmbëngulje do të vërtetojë se pretendimet e qytetarëve nuk janë të vërteta.
Teksa uron të gjithë ndjekësit për një ditë të mbarë, Rama publikon një pasqyrim që sipas tij biznesi i vogël nuk është prekur nga rritja e taksave.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë pasqyrë të ULJES SË RE TË TAKSAVE për biznesin e vogël, Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor dhe investimet në Agroturizëm apo në Energjinë Diellore, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan ai.