Hapësire reklamuese

Aktualitet

Qytetarët habiten nga çakalli që u shfaq në Sheshin Skënderbej

Shkruar nga Newsbomb

Qytetarët janë habitur mëngjesin e sotëm, ku kanë shkuar për të konsumuar kafen e mëngjesit ë qendër të Tiranës, tek Teatri i Operës dhe Baletit, ku kanë parë një kafshë jo të zakonshëm për kryeqytetin.

Një çakall ndodhej në një vajze me lule pranë kafes, teksa vëzhgonte qytetarët. Të habitur ata kanë njoftuar policinë bashkiake për praninë e gjitarit pranë kafes.

Menjëherë ekspertët e agjencisë së parqeve dhe rekreacionit kanë shkuar dhe kanë marrë kafshën, e cila dyshohet se duke kërkuar për ushqim, ka përfunduar në kryeqytetin e zhurmshëm.

Çakalli është dërguar në Kopshtin Zoologjik në Tiranë, ku do i bëhen disa kontrolle veterinare, ndërsa më pas do të lihet i lirë.

Momenti kur kapet çakalli Momenti kur kapet çakalli

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese