Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Qytetarët folën përmes Këshillimit Kombëtar, Manastirliu në Parlament: Do të mbështesim nënat me fëmijë të mitur dhe do të ashpërsojmë masat ndaj dhunuesve

Shkruar nga Newsbomb
Qytetarët folën përmes Këshillimit Kombëtar,

Në seancën parlamentare dedikuar shqetësimeve të qytetarëve, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se qytetarët u shprehën përmes plotësimit të pyetësorëve të Këshillimit Kombëtar. Në fjalën e saj Manastirliu tha se referuar përgjigjies së mbi 431 mijë qytetarëve për mbështetjen sociale të nënave më fëmijë të mitur do të fillojë menjëherë puna për të përgatitur një paketë mbështetësë.

“A ka nevojë që të kemi më shumë programe sociale, më shumë incentiva ekonomik, fiskal për këto familje që kanë më shumë se tre fëmijë të mitur? Patjetër që po. Kjo pyetje është mbështetur nga më shumë se 431 mijë qytetarë. Ne menjëherë do të përgatisim një paketë masash social, ekonomik, fiskal për të adresuar mbështetjen e qytetarëve në këtë program. Dhe do të punojmë me kujdes për të patur të gjitha ato masa të duhura në mënyrë që këto programe që do të ndërmarrim mbi të gjitha të jenë të qëndrueshme dhe që të mbështesin nënat, të mbështesin familjet shqiptare”, tha Manastirliu.

Në fjalën e saj Manastirliu tha se një tjetër pyetje që qytetarët i janë përgjigjur pozitivisht ishte pika ku mbi 432 mijë qytetarë e mbështesnin ashpërsimin e dënimeve ndaj autorëve përsëritës në kryerjen e dënimeve të rënda ndaj personave, duke dyfishuar dënimin për autorët që kryejnë dhunë në familje.

“Këtu besoj jemi të gjithë dakort, që duhet ti themi stop dhunës dhe të krijojmë të gjithë instrumentat ligjor në mënyrë që të psrandalojmë dhunën por edhe të mos të lelojmë që dhuna të bëhet e përsëritur. Zëri i të gjithë qytetarëve në Keshillimin Kombëtar është shprehur qartë, fortë ndaj ne jemi të bindur që ky zë jo vetëm duhet dëgjuar, por qeveria për masat dhe paketat që do të ndërtojë do të bëjë të mundur që zëri tyre të degjohet”, tha Manastirliu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese