Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
49 %
0.5kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Qytetarët dynden drejt sporteleve, DPSHTRR sqaron si funksionon “Pit-Stopi Edukativ” për rinovimin e patentës

Lajme të ngjashëm

Drejtori i Transportit Rrugor të Shqipërisë, Blendi Gonxhe njoftoi se disa kategori e shoferëve do të futen në ritestim.

Ishin pikërisht ata që kanë të paktën 3 shkelje të rënda që do ritestohen për patentët, por si duket ky njoftim ka bërë që qytetarët të dynden drejt DPSHTRR për rinovimin para kohe të lejedrejtimit të tyre nga frika se mos do i kapë “Pit-Stopi Edukativ”.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka sqaruar dhe një herë tjetër rëndësinë e risisë së Pit-Stopit Edukativ në momentin e aplikimit për rinovim lejedrejti.

“Nuk ka asnjë ndryshim procedure për drejtuesit korrekt të mjeteve rrugore! Pra për tërë ata që janë me pikë të plota dhe pa tre kundravajtje të rënda të përsëritura në vitin e fundit paraardhës!”thuhet ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Ndjejmë keqardhje për të gjithë ata që dynden drejt sporteleve të DPSHTRR për rinovimin para kohe të lejedrejtimit të tyre nga frika absurde dhe të keqkuptuar se mos do i kapë Pit-Stopi Edukativ, si një risi e shërbimit tonë që do të nisë së shpejti! Skena që na dëshmojnë se ka shumë individë që i tremb vetvetja, të cilëve si kategori u paskemi prekur damarët e duhur!

Ndërsa tregues pozitiv është fakti që risia e Pit-Stopit Edukativ ka shkundur edhe shumë individë që kanë vite pa e rinovuar lejedrejtimin dhe që vijonin ngisnin mjetet rrugore me lejedrejtimi të skaduara, në kundërshtim me ligjin!

Reagimi na konfirmon se po po bëjmë gjënë e duhur me Pit-Stopin Edukativ!

DPSHTRR ka qenë e qartë në tërë komunikimet publike sa i takon risisë së një Pit-Stopi Edukativ në momentin e aplikimit për rinovim lejedrejtimi:

Nuk ka asnjë ndryshim procedure për drejtuesit korrekt të mjeteve rrugore! Pra për tërë ata që janë me pikë të plota dhe pa tre kundravajtje të rënda të përsëritura në vitin e fundit paraardhës!

-Do të ketë një Pit-Stop Edukativ për këdo që sistemi i Policisë Rrugore e alerton si kontigjent përsëritës, me tre shkelje të rënda, me heqje pikësh, në vitin e fundit paraardhës!

-Do të ketë një Pit-Stop Edukativ për këdo që rinovon Lejedrejtimin nëse ka mbi tre vjet që i ka skaduar!

-(Nuk ka asnjë tarifë shtesë për ata që do t’i nënshtrohen Pit-Stopit Edukativ!)

 Çdo aplikant që rinovon Lejedrejtimin do të marrë dhuratë nga DPSHTRR një libërth informativ, orientues, këshillues mbi situatat dhe nocionet bazë të trafikut dhe të kujdesit për të tretët në qarkullim!

Për çdo informacion më tej ju lutem drejtohuni në faqen zyrtare: www.dpshtrr.al!

Më shumë