Tirana
overcast clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0.5kmh
90 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Qytetarët ankohen për tarifat e Postës! Për të dërguar një pako mund të lësh edhe gjysmën e pensionit (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nëse do të nisësh një pako përmes Postës Shqiptare brenda apo më keq jashtë vendit duhet të mendohesh dy herë, pasi tarifat janë shumë të kripura në raport me të ardhurat e shqiptarëve. 

IN Tv referuar ankesave të qytetarëve shkoi pranë Postës Qëndrore. Një nga qytetaret për të nisur një pako tek vajza në Gjermani është detyruar të paguajë gati gjysmën e lekëve të pensionit.

“Paguam 6.400 lekë, shumë shtrenjtë. Nuk çoj dot shpesh,” tha një grua.

Pensionistët janë dhe grupi që kanë më shumë mall për fëmijët emigrantë dhe pavarësisht dëshirës për tu dërguar dhurata nuk e bëjnë shpesh, pasi s’përballojnë dot tarifat postare. Kjo zonjë tregon se dhe zarfi kushton shumë.

“Shtrenjtë për ne pensionistët. Ja vetëm kjo qesja shkoi 1 mijë lekë,” tha zonja.

Ndërsa një i ri duket se u pendua, që dërgoi deri në Fier një pako për shkak të çmimit të lartë që pagoi. Mbase më mirë do t’i kishte dalë të shtonte e pak fare lekë dhe të merrte furgonin e të nisej vetë në Fier me këtë rast dhe i takonte drejtpërdrejt familjarët e tij.

“Me shkoi 3.400 lekë deri në Fier. Çmimi i kripur”, tha i riu për IN Tv.

Po të vemë re me detaje tabelat e çmimeve të pakove bazuar në peshën që kanë bien në sy se ato brenda vendit nisin nga 40 lekë që mund të jetë një letër deri në 2 kilogram që mund të jetë një pako me çmim prej 230 lekë. Po për një peshë edhe më të madhe çmimi rritet. Ndërsa tarifat për letra apo pako jashtë shtetit me rrugë tokësore, por që dihet që duan ditë të mbërijnë në destinacion ndahen sipas kontinenteve. Ato varjojnë nga 3 mijë lekë deri në 7mijë e 5 qind lekë të reja. Po nesë do të dërgosh sa më shpejt një pako me rrugë ajrore çmimet janë edhe më të larta dhe nisin për ne Europë nga 130 lekë për 20 gram deri në 2.400 lekë për 2 kilogram. Për në Afrikë dhe Azi tarifat shkojnë nga 140 lekë në 4 mijë për pako deri në 2 kilogram. E më keq akoma nëse do të dërgosh në Amerikë dhe Australi varjojnë nga 150 lekë në 4.200 lekë. Po pakot e mëdha mbi 15 kilogramë kapin tarifa edhe më të larta nga 11 mijë lekë për në Europë deri në 35 mijë për në Amerikë apo Australi.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img