Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
78 %
1.5kmh
75 %
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
37 °
Hën
38 °
Mar
31 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Quajti policët “barkderra’, Pjerin Ndreu kërkon ndjesë: Ishim në një darkë zyrtare, ata ndërhynë me dhunë, reagimi ishte emocinal

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, në një intervistë ka folur për ngjarjen që bëri bujë, ku u shfaq në një përplasje me policinë e Shtetit.

Debati kishte nisur për shkeljen e orës policore, ndërsa pjerin Ndreu i kishte ofenduar duke i quajtur “barkderra’. Në një intervistë për Marsela Karapanço ai tha se kishte qënë në një darkë me 15 kryetarë të komunës dhe se policia nuk i kishte gjobitur, por kishte ndërhyrë me dhunë.

E teksa shpjegonte situatën sesi kishte ndodhur ngjarja, ai ka kërkuar ndjesë për fjalët e përdorura ndaj Policisë.

“Në përgjithësi ora policore respektohet, ka dhe raste kur nuk respektohet. Nuk është bërë fjalë asnjë herë që nuk ka pasur shkelje, por për mënyrën si është ndërhyrë, sepse për shkelje të orarit nuk ndërhyhet forcërisht. Ndëshkimi me gjobë është masa reale që merret. Nuk duhet të kapërcehet masa e fajit me ndëshkimin. Unë isha në një darkë, ishte nata e hapjes së sezonit turistik. Kishim ftuar 15 kryetarë komunash, që kontribuojnë. Ne shtruam një darkë komplet zyrtare, të qetë, pa pjesëmarrjen as edhe të një personi të inkriminuar. Fatkeqësisht duhet thënë se lokalet në përgjithësi në Shëngjin kanë qenë hapur. E theksoj se në raste të tilla ndërhyhet me gjobë, jo me dhunë. Janë bërë disa veprime të paligjshme, në kapërcim të kompetencave. Jam shumë i shokuar nga mënyra e interpretimit të mediave, po të kisha vrarë një njeri do ta kishin interpretuar më pak.

Aty isha në një darkë zyrtare dhe nuk mund të justifikohet një ndërhyrje me dhunë. Normal që unë nuk ju thoja dot të çoheshin kryetarët e komunave, por gjoba është masa normale. Nuk është rasti për t’u etiketuar vetëm unë në këtë rast, mund të etiketohesha nëse do të isha nën shoqërinë e ndonjë personi problematik. Unë e njoh mirë këtë mënyrë të vepruari të policisë, por nuk duhet të ndodhë kapërcimi i kompetencave. Kam mbajtur qëndrim, që mund të disponohen me gjobë, por jo me akte të tjera, që nuk më pëlqen t’i bëj publike. Gjithsesi duhet të them se nuk duhet përgjithësuar e gjithë policia. Termi ‘barkderra’ ka qenë reagim emocional, për shkak të interpretimit të mediave. Ndërsa e shajnë policinë në mënyrë permanente, mjafton një kërkesë e një drejtuesi lokal, për t’u interpretuar në media sikur aty u mbrojt një person i inkriminuar. Ishte reagim emocional, i momentit, për të cilin unë kërkoj ndjesë sigurisht. kam qenë mbrojtësi më i zjarrtë i policisë, nuk ka ndodhur kurrë ta sulmoj”, ka thënë Ndreu.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img