Hapësire reklamuese

Politikë

‘QSUT vatra më e madhe e infeksionit’, Bardh Spahia: Rama bën show me kukullën e vetë militante dhe na tregon muret e spitalit

Shkruar nga Newsbomb

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka reaguar pas prezantimit që kryeministri Edi Rama i bëri ditën e sotme spitalit "COVID 3", i cili do të shërbejë nëse Shqipëria goditet nga një valë e dytë infeksionesh.

Përmes një statusi në Facebook, ai shprehet se QSUT është tashmë vatra më e madhe e infeksionit, teksa vendi po hapet dhe kryeministri Rama del e bën teatër, se po investon për ambiente të reja.

Sipas Spahias, Rama me kukullën e vetë militante ministres Manastirliu u treguan njerëzve mure, ndërsa personeli shëndetësor, po punojnë me ankthin e infektimit.

Kujtojmë që ditën e sotme u konfirmuan 21 raste të reja me Covid-19, ku 6 prej tyre ishin personel mjekësor.

Statusi i plotë:

QSUT është tashmë vatra më e madhe e infeksionit, teksa vendi po hapet dhe Edi Rama del e bën teatër, se po investon për ambiente të reja!!! Me kukullën e vet militante u treguan njerëzve mure, por personeli shëndetësor, ata që prej ditësh jetojnë e punojnë me ankthin e infektimit, pasi konstatojnë se si ditë pas dite kolegë të tyre rezultojnë pozitivë, nuk u pa askund!

Kaq nuk ju bëhet vonë se ka mjekë specialistë që punojnë me këtë tension, e të tjerë që nuk u bëhet tamponi?

Injorimi flagrant i kësaj situate, përmes arrogancës për të shpikur sukses, aty ku ka gjendje alarmante, është ilustrimi më i mirë se Edi Rama nuk ka menduar ndonjëherë për njerëzit e as personelin shëndetësor. Nuk iu bë vonë për njerëzit e prandaj numri i testimeve ka qenë më i ulëti në rajon, e njëlloj nuk i bëhet vonë që struktura më e madhe shëndetësore publike është kthyer në vatër infeksioni, rrezik edhe për cdo pacient që shkel aty! Që Edi Rama e kupton sa e rrezikshme është kjo këtë situatë, kjo duket nga mungesa e mjekëve përkrah kryeministrit. Kujdesin për vete nuk e kursen! Taksapaguesit që i sigurojnë qëndrimin në karrige, por edhe vizitë fundjave në Paris, janë më mëshirë të fatit! Edi Rama ka hyrë në histori si fatkeqësia më e madhe e qytetarëve të vet, sepse edhe kur e kupton situatën, qytetarët nuk i ka prioritet, as personelin shëndetësor që në cdo vend të botës ka prioritet maksimal në këtë periudhë pandemie!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll