Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla sqaroi deputetët e PD për ndërhyrjen në replikat për përjashtimin e deputetëve nga grupi parlamentar i PD.
Në fjalën e tij ai thë se PS nuk ndërhyn në punët e brendshme të PD dhe se nuk ka ndërmend të bëjë zëdhënëin e tyre, ashtu siç e cilësoi deputeti Flamur Noka pak më parë.
Balla: Qoftë larg që të hyjmë në punët tuaja i gëzofshi, i paci për vite me radhë këto probleme, por ndërhyrja ime për procedurë kishte të bënte me praktiken e konsoliduar parlamentare. Bëra gabim që ndërhyra dhe Noka më etiketoi se po mbroj atë PD apo po bëj dhësënsin e PD, as e kam ndërmend, ju e gëzofshit se çfarë u ka gjet, ne duam vetëm të punojmë me çështje të rëndësishme.