Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
29 %
4.6kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

‘Qirja Dulja i të Drejtave’, Kreu i PBDNJ i përgjigjet Ramës me fjalimin e 2012-ës: Dikur më çmoje, një shembull i bukur në politikë, por sot kë të besojnë..?

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9c9f0daf0a41eb411b58f002612642ed

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule, i është përgjigjur sulmeve që kryeministri Edi Rama adresoi sot ndaj tij dhe aleatëve të tjerë të Lulzim Bashës.

Në një postim në Facebook, Dule i është kthyer Ramës me anë të një fjalimi të bërë nga vetë ai në vitin 2012 kur ishte në opozitë, ku ndryshe nga sot, Kreu i Qeverisë e vlerësonte figurën e Vangjel Dules.

Kreu i PBDNJ risjell në vëmemdje këtë deklaratë të Ramës, duke shtruar dhe pyetjen se kë duhet të besojnë qytetarët, kllounin e “sabahut”, apo atë të “akshamit”?, siç e quan ndryshe ai kryeministrin Edi Rama.

Postimi i plotë i PBDNJ:

DEKLARATË PËR SHTYP – 8 Mars 2021

Në pamundësi për të ndjekur Timonerin e Madh si në përmbajtjen ashtu edhe në stilin logoresë së tij të “sabahut” të sotëm, mjaftohemi duke cituar po atë, vetë Edi Ramën në fjalën e tij përshëndetëse në kongresin e 20të të PBDNJ – së, 31/03/2012 :

“E kam kënaqësinë të përshëndes mikun tim Vangjel Dulen dhe duke i uruar gëzuar dhe sukses, ti shpreh respekt të thellë për faktin se e ka udhëhequr PBDNJ mbi vlera dhe parime të qarta duke dhënë një shembull të bukur personal në jetën politike shqiptare …Ka qenë gjithnjë i pari në përpjekjen për të vënë në pah vlerat dhe parimet e kësaj partie, në ditë të mira dhe në ditë të vështira dhe asnjëherë deri më sot nuk ka rendur për të marrë për vete një karrige qeverie. Mund të duket diçka e vogël, por unë besoj se për të gjithë anëtarët e simpatizantët e PBDNJ-së duhet të jetë diçka e madhe që kryetari i partisë suaj, është i vetmi kryetar partie në Shqipëri që nuk është ulur asnjëherë në një karrige ministri. Edhe si kryetar i PBDNJ në qeveri, gjatë mandatit të shkuar, edhe si udhëheqës i saj në opozitë, krahë për krahë me ne gjatë këtij mandati, Vangjeli ka qenë po ai qytetar fisnik dhe politikan dinjitoz në raport me gjithë të tjerët dhe me publikun në radhë të parë. Duke e njohur nga afër, dua tju them se e çmoj posaçërisht faktin se kurrë nuk ka qenë një politikan i mllefit dhe i baltës por gjithmonë një njeri që pasionin e politikës e ka ushqyer me bindjet dhe me idetë e tij…”. Përfundimisht kë duhet të besojnë qytetarët, kllounin e “sabahut”, apo atë të “akshamit”? Zyra e Shtypit dhe Komunikimit PBDNJ.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img