Tirana
clear sky
-2.5 ° C
-2.5 °
-2.5 °
50 %
2.6kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Qindra të rinj në Shkodër për konkurentët e “Për’puthen”, gazetari: Me këtë rini, e ardhmja është e sigurtë! Në dreq do të shkojmë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Mentor Kikia shkruan me dyndjen e të rinjve në Shkodër, për të takuar konkurentët e një emisioni televiziv. Me nota të forta ironie, Kikia shkruan se  atje nuk po shiteshin bileta për ndonjë shfaqe, por ishin “heronjtë e rinj” të shoqërisë sonë.

“Jo ore jo, kanë ardhur heronjtë e ri të shoqërisë tonë. Janë çunat dhe gocat që puthen tek “Përputhen”, dhe njerëzia në Shkodër po vrapon ti prekë, ti shikojë nga afër se sa realë janë”, shkruan gazetari, duke theksuar “Me këtë rini, e ardhmja është e sigurtë! Në dreq do të shkojmë.”

Shkruan gazetari Mentor Kikia:

Me këtë rini, e ardhmja është e sigurtë! Në dreq do të shkojmë

Në Shkodër, dyndje e madhe në sallën e teatrit “Migjeni”. Nuk po shiten biletat e ndonjë shfaqeje të ”madhe”. As ka ardhur ndonjë personalitet i shoqërisë tonë dhe njerëzia po rend ta dëgjojë çfarë do të thonë.

Jo ore jo, kanë ardhur heronjtë e ri të shoqërisë tonë. Janë çunat dhe gocat që puthen tek “Përputhen”, dhe njerëzia në Shkodër po vrapon ti prekë, ti shikojë nga afër se sa realë janë. Ti fotografojnë(të gjithë me telefona në duar), tu marrin autografe, të dëgjojnë çfarë do të thonë, çfarë mesazhes do tu japin për jetën dhe të ardhmen. Çfarë mendojnë ata për vendin dhe shoqërisë, si mund të bëhet(edhe më keq) ky vend etj etj.

Në Shkodër kjo, imagjinoni qytetet e tjera…

Dhe pastaj thoni që nuk është faji i popullit që gjërat këtu janë mbrapsht e lëmsh?

Ju mendoni se me këtë rini e me këtë nivel të shoqërisë ne do të ecim përpara?

Dhe ne presim demokraci, presim rini qe te jete me e mire se ne.

Jo more jo, kurrën e kurrës!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img