Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.5kmh
90 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
17 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Qindra qytetarë homazhe në portat e Pallatit Mbretëror, lot dhe buqeta me lule për Princin Filip

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme humbi jetën Princi Philip në moshën 99-vjeçare. Lajmi për ndarjen nga jeta të Princit nuk trishtoi vetëm Familjen Mbretërore por të gjithë qytetarët britanikë.

Të shumtë kanë qenë ata persona të cilët sapo morën vesh lajmin e hidhur shkuan të vendosnin buqeta me lule në ambientet e jashtme të pallatin Buckingham.

Buqeta me lule janë vendosur në portat e pallatit dhe të shumtë kanë qenë ata njerëz të cilët nuk kanë mbajtur as lotët.

Stafi mbretëror i shtëpisë vendosi një njoftim ku shkruhej: Me pikëllim të thellë që Madhëria e saj Mbretëresha njofton vdejken e burrit të saj të dashur.

Rreth 30 njerëz fillimisht u mblodhën jashtë Pallatit Buckingham për të lexuar njoftimin, ndërsa katër oficerë policie me kuaj u përpoqën të ndalonin formimin e një turme më të madhe.

Teksa policia  po monitoron të gjithë zonën I ka rikujtuar personave të pranishëm për homazhe që të respektojnë masat e vendosura anti-Covid.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img