Një firmë arkitekturore ka shpalosur planin për ndërtimin e qiellgërvishtëses më të gjatë në botë që do varet në një asteroid dhe do orbitojë Tokën.
Sipas planit futuristik Kulla Analemma do varet me kavo në një asteroid 50,000 kilometra mbi sipërfaqen e tokës dhe do orbitojë planetin duke u zhvendosur në qytete të rëndësishme si Nju Jork dhe Havana, shkruan Newsbomb.al.
Dizajni i rrallë është realizuar nga “Clouds Architecture Office”, e njëjta firmë që propozoi ndërtimin e shtëpive në planetin Mars dhe Qytetin e Reve.
Dizajnuesit parashikojnë përdorimin e paneleve diellore për energji elektrike dhe ujit që do mblidhet direkt nga retë.