Tirana
scattered clouds
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
0.5kmh
40 %
Die
25 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Edhe pse pa mandat, Zoran Zaev prezanton programin e qeverisë

Lajme të ngjashëm

Megjithëse presidenti i vendit Gjorge Ivanov nuk e ka mandatuar ende për krijimin e qeverisë, lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka prezantuar sot programin qeveritar në një konferencë për shtyp.

Ai ka theksuar se do t’i qëndrojë premtimeve të dhëna dhe marrëveshjeve.

“Maqedonia duhet të ecë përpara. Sot jam para jush për ta prezantuar programin qeveritar. Qeveria e re do të angazhohet për anëtarësim në NATO dhe BE. Ndërkohë që do të bëjmë përpjekje maksimale për zgjidhjen e krizës. Askush nuk ka të drejtë t’i bllokojë proceset demokratike. Qytetarëve të RM-së iu duhen paga më të mëdha. Shumica e qytetarëve kanë dhënë besimin në zgjedhje. Qëndroj fort pas këtyre përcaktimeve tona.

Si politikan me përgjegjësi të lartë, që mori mbështetjen nga shumica e qytetarëve, sot jam këtu para jush për të prezantuar programin qeveritar. Kjo lojë e rrezikshme e Gruevskit dhe Iavnovit, nuk duhet të vazhdojë t’ju shqetësojë edhe më tej”, deklaroi Zaev.


Më shumë