Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
31 °
E hënë, 21 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Qeveria vendos 20,211 kuota për universitetet për vitin 2015-2016. Ja si përjashtoheni nga pagesa e tarifës vjetore

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ef8ad7021dc012361dcead1b17d75716

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë janë miratuar 20,211 kuota pranimi për studentët që duan të ndjekin ciklin e parë dhe të dytë universitar.

Kuotat për ciklin e parë dhe të dytë janë ndarë si më poshtë:

a) Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të parë, për programet e studimeve jo universitare profesionale, si dhe për programet e integruara të studimit të ciklit të dytë   19 651;

b) Kuota për program të dytë studimi           200;

c) Kuota për transferim studimesh           300;

ç) Kuota për shtetasit e huaj             60.

Kuotat e pranimeve të reja, sipas shkronjës “a”, të pikës 1, të këtij vendimi, përbëhen nga:

a)  Kuotat e pranimit për kandidatët brenda territorit të vendit       18 986;

b)  Kuotat për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të vendit            600;

c)  Kuotat për të verbrit   15;

ç)  Kuotat për romët dhe ballkano-egjiptianët   20;

d) Kuotat për invalidët paraplegjikë e tetraplegjikë   15;

dh) Kuotat për jetimët   15.

Sipas njoftimit të Qeverisë, studenti i nënshtrohet vetëm një tarife vjetore shkollimi. “Përjashtimi apo reduktimi i tarifës së shkollimit përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës, i nënshtrohet tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik, në të cilin vazhdon studimet”, thuhet në njoftim.

Gjithathu në vendimin e Qeverisë përcaktohet se 3 studentët e vitit të parë, me rezultatet më të larta në plotësimin e kritereve të pranimit në programin e studimit përkatës, përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit.

“Në çdo program studimi, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë me kohë të plotë, në vitin akademik 2015-2016, 3 (tre) studentët e vitit të parë, me rezultatet më të larta në plotësimin e kritereve të pranimit (pikët e fituara në sistemin meritë – preferencë), në programin e studimit përkatës, përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit. Përjashtim bën Universiteti i Arteve të Tiranës, në të cilin tre studentët e vitit të parë, me rezultatet më të larta në plotësimin e kritereve të pranimit (pikët e fituara në sistemin meritë–preferencë) në nivel fakulteti, nuk paguajnë tarifën vjetore të shkollimit”, thuhet në vendim.

Lexo edhe: Pyetja e Edi Ramës për “gënjeshtarët”

Vendimi i plotë

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img