Tirana
overcast clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
82 %
1.5kmh
90 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Qeveria u ndan fondet bashkive, asnjë projekt për Tiranën, Vlora mer 1/4 e totalit të fondit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Qeveria u ka shpërndarë 3 miliardë lekë bashkive nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, e ajo që bie në sy është ndarja asimetrike e këtyre fondeve, pa u ndjekur kriteri për t’iu shërbyer një numri sa më të madh banorësh.

Bashkia Vlorë, Himarë e Sarandë kanë përfituar gati ¼ e totalit të shumës së shpërndarë ndërkohë që fshatra si Qeparo dhe Divjaka kanë përfituar më shumë se Bashkia e Lushnjes.

Projektet kryesore të  fondit janë infrastuktura vendore dhe rajonale, “Shqipëria Dixhitale”, projektin e vetëm lokal të fituar nga Korça dhe fondet për projektet arsimore.

Ja se sa kanë përfituar qarqet nga ndarja e fondit:

Qarku i Dibrës – 145 miliionë lekë / 4 projekte

Qarku i Elbasanit – 166 milionë lekë / 9 projekte

Qarku i Fierit – 189 milionë lekë / 10 projekte

Qarku i Korçës – 191 milionë lekë / 8 projekte

Qarku i Beratit – 236 milionë lekë / 10 projekte

Qarku i Durrësit – 259 milionë lekë / 6 projekte

Qarku i Shkodrës – 90 milionë lekë / 7 projekte

Qarku i Lezhës – 72 milionë lekë / 6 projekte

Qarku i Vlorës – 565 milionë lekë / 10 projekte

Qarku i Gjirokastrës – 24 milionë lekë / 2 projekte

Qarku i Kukësit – 80 milionë lekë / 3 projekte

Qarku i Tiranës – 230 milionë lekë / 7 projekte

Fondi Shqiptar i Zhvillimit – 378 milionë lekë

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img