Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
41 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

Qeveria turke merr vendimin: Oligarkët e Rusisë mund të bëjnë biznes në Turqi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Oligarkët e Rusisë mund të vazhdojnë të bëjnë biznes në Turqi për sa kohë që ata respektojnë ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar, tha të shtunën Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu.

I intervistuar në margjinat e Forumit të Dohas në Katar, Cavusoglu u pyet nëse oligarkët rusë që përballen me sanksione nga vendet perëndimore mund të bëjnë biznes në Turqi.

“Sigurisht, nëse është e ligjshme, nëse nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, do ta konsideroj”, tha ai. “Nëse është kundër ligjit ndërkombëtar, kjo është një histori tjetër”, theksoi Cavusoglu. Dy superjahte që i përkasin miliarderit rus Roman Abramovich u ankoruan në Turqi këtë javë.

I pyetur për statusin e tyre, ministri tha se Turqia zbatoi sanksionet e miratuara nga Organizata e Kombëve të Bashkuara. Shtetet e Bashkuara dhe vendet anëtare të BE-së kanë vendosur masa të rrepta kundër Rusisë lidhur me pushtimin e saj të Ukrainës. Masat përfshinë vendosjen e oligarkëve dhe individëve të tjerë të afërt me Putinin në listat e sanksioneve. Disa vende kanë ndaluar jahte në pronësi të më të pasurve të Rusisë.

Roman Abramovich, miliarder rus, është goditur gjithashtu me një ngrirje të aseteve në Mbretërinë e Bashkuar dhe ndalim udhëtimi. Por Turqia, anëtare e NATO-s, e cila ka lidhje të forta me Rusinë dhe Ukrainën, nuk i është bashkuar regjimit të sanksioneve perëndimore ndaj Moskës.

I vënë nën presion nga pyetja nëse oligarkët rusë mund të bëjnë biznes në Turqi, Cavusoglu u përgjigj: “Ne do të lejojmë çdo aktivitet të ligjshëm dhe legjitim dhe nuk do të lejojmë asnjë veprimtari të paligjshme në Turqi”.

Turqia e ka përshkruar pushtimin rus të Ukrainës “të papranueshëm” dhe ka ofruar shërbimet e saj si ndërmjetëse për të ndihmuar në përfundimin e luftës./REL

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img