Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

“Qeveria s’ka indeksuar pagat prej 2017-ës”, Meta: Mbi 67% e popullsisë jeton me 5.5 dollarë në ditë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i zgjedhur Partisë së Lirisë, Meta thotë se mbi 67% e shqiptarëve jetojnë në kufirin e varfërisë ose e thënë ndryshe me 5.5 dollarë në ditë.

Ai shprehet se qeveria shqiptare që nga viti 2017 nuk e ka bërë indeksimin e pagave siç e përcakton ligji e Kushtetuta.

Meta tha se Partia e Lirisë do ndërmarrë nismën për garantimi e indeksimit të pagave me nisjen e sesionit të ri parlamentar dhe nëse kjo nuk do ndodhë, ka paralajmëruar se çështja do shkojë në Gjykatën Kushtetuese e më pas në gjykatat europiane.

“Mbi 67% e popullsisë në këtë vend jeton në më pak ose në kufirin e varfërisë pra me 5.5 dollarë në ditë. 76% e punonjësve jetojnë gjithashtu duke llogaritur mbi ta dhe fëmijët në kufirin e varfërisë. Qeveria që nga viti 2017 nuk ka indeksuar pagat që e ka pasur detyrim ligjor dhe kushtetues.

Për këtë do ndërmarrim nismën menjëherë në fillim të sesionit të ri në Kuvend për të garantuar indeksimin e menjëhershëm të pagave dhe nëse nuk do miratohet, që është shumë e mundur, padyshim do e çojmë në Gjykatën Kushtetuese dhe më pas do ndjekim edhe gjykatat europiane”, tha Meta.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img