'Qeveria si lajmëtare vakie', Spahia: Rama dështoi në menaxhimin e situatës, prandaj shumë vende na e kanë ndaluar hyrjen në BE

Publikuar tek: politike, më 18:35 13-07-2020 'Qeveria si lajmëtare vakie', Spahia: Rama dështoi në menaxhimin e situatës, prandaj shumë vende na e kanë ndaluar hyrjen në BE Bardh Spahia

Bardh Spahia ka reaguar ashpër ndaj qeverisë dhe konkretisht ndaj kreut të saj Edi Rama. Ish-deputeti i bën Ramën fajtor direkt në lidhje me situatën që është krijuar së fundmi si pasojë e koronavirusit.

Përmes një shënimi në facebook, Spahia thotë se ai tani hesht pasi nuk ka asnjë strategji, e kësisoj gjithçka ka dalë jashtë kontrollit.

Keqmenaxhimi i pandemisë në vendin tonë sipas Spahisë ka ndikuar drejtpërdrejt në mbylljen e dyerve të shumë shteteve europiane për Shqipërinë, e fajtor për këtë është Rama.

Ish-deputeti thotë gjithashtu se institucionet nuk duhet të fajsojnë qytetarët për shtimin e rasteve, pasi ato janë vetë vatra infeksioni.

Reagimi i plotë i Bardh Spahisë

QEVERIA E DESHTUAR, SI LAJMETARE VAKIE E PA STRATEGJI!!!

Ky është roli që po mbajnë fatkeqësisht autoritetet që prej 8 Marsit! E qartë është se Edi Rama ka dështuar në menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID-19! Javët e mbylljes së shqiptarëve nuk u shfrytëzuan për ndërtimin e një strategjie konkrete pas hapjes, pasi u bë e qartë se tashmë do bashkëjetohet edhe me këtë virus.

Apatia për të reaguar dhe numri ende i ulët i testimeve, kur situata ka dalë jashtë kontrollit, për shkak të mungesës së një strategjie ka bërë që shifrat të rriten shumë më tepër se në muajt e parë të pandemisë. Këto shifra në rritje po bëjnë që Shqipëria të mbetet në listën e vendeve që e kanë të ndaluar hyrjen në vendet e BE.

Në këtë panoramë, Edi Rama hesht edhe pse numri i viktimave rritet për ditë, edhe pse virusi tashmë ndodhet në pothuaj cdo institucion publik! Heshtja në fakt zbulon mungesën e një plani konkret, të cilin qeveria duhej ta kishte gati e ta ndante me qytetarët. Në këtë mënyrë secili do kishte rolin e vet të qartë. Sic shihet llogari I kërkohet vetëm qytetarëve, nga institucione që vetë kanë shkelur protokollet e janë bërë të pasigurta për shëndetin e qytetarëve! Eshtë skandaloze që Shqipëria të ketë kaq shumë vatra infeksioni, të zbuluara jo nga gjurmimi, teksa paguhen kontrata PPP për shëndetësinë!!!!

Vetë institucionet e kujdesit shëndetësor janë vatra të nxehta infeksioni dhe heshtja apo mohimi i këtij realiteti, bën dyfish përgjegjës ata që paguhen për sigurinë shëndetësore të qytetarëve!

Dështimi i Edi Ramës nuk mund të mbulohet me lajmet e hidhura që përcillen cdo ditë nga ministria e shëndetësisë! Ajo nuk është punë! Eshtë indiferencë dhe terror publik, ndërsa duhet vepruar sa më shpejt me një strategji për të stabilizuar së pari këtë situatë!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0085101127624512
array(1) { ["section"]=> string(129) "qeveria-si-lajmetare-vakie-spahia-rama-deshtoi-ne-menaxhimin-e-situates-prandaj-shume-vende-na-e-kane-ndaluar-hyrjen-ne-be-213734" }