Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
37 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Qeveria Shqiptare 10 milion dollarë për kompaninë turke të vaksinave, ndryshon marrëveshja: Prodhimi do jetë kinez, paketimi do bëhet në Turqi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Qeveria Shqiptare do t’i japë 10 milion dollarë kompanisë turke që merret me shpërndarjen e vaksinave kineze Sinovac. Mësohet se dhe marrëveshja mes shtetit shqiptar dhe kompanisë turke ka ndryshuar, pasi prodhimi do të bëhet në Kinë, kurse paketimi në Turqi.

Ky ndryshim ka ardhur pasi distributori turk “Keymen Ila9 Sanayi ve Ticaret”, A.S, ka njoftuar pamundësinë për furnizim me Vaksinë Prodhim dhe Paketim Kinez. Në këto kushte, Qeveria ka pranuar që të marrë vaksinën kineze të prodhuar në Kinë, por të paketuar në Turqi Coronavac 600SU/IM- Suspension.

“Relacioni shoqërues, qartëson se Kompania distributore ka bërë të ditur se është ndërprerë nga Kinezja Sonovac Life Sciences furnizimi me produktin  CoronaVac Covid 19 – Vero Cell  si një produkt i Përfunduar. Pas kësaj turkja (distributor) ka marrë furnizim me produktin Coronavac 600SU/IM- Suspension për injeksion të paketuar në flakon 0,5 ml, e cila përmban substancën aktive antigjenin viral ‘Sars-CoV-2’ të inaktivizuar, të zhvilluar nga SinoVac Life Science Co., Ltd., prodhuar në Republikën Popullore të Kinës Paketuar në Republikën e Turqisë nga shoqëria Keymen. Për këtë Arsye Palës Shqiptare i propozohet që furnizimi të vazhdojë me produktin Paketim Turk”, thuhet në njoftimin për ndryshimine marrëveshjes mes Qeverisë Shqiptare dhe kompanisë turke.

Më datë 14 Prill 2021, Qeveria shqiptare shtoi 2 miliard lek në Buxhetin e Shtetit për Fond Rezervë Vaksina dhe situata Covid 19.

Akt Normativ Nr. 8, datë 22.3.2021 – Fondi Rezerve parashikohet të jete në masën prej 5 miliardë leke (Me Ligj për Buxhetin 2021 ishte 4 miliard, është shtuar me 1 miliard). 

Qëllimi i hartimit të këtij akti normativ është sigurimi i fondit të nevojshëm nëpërmjet një ndryshimi në shpenzimet buxhetore, konkretisht nëpërmjet rialokimit midis dy elementeve të fondit rezerve, për përballimin e shpenzimeve për blerjen e vaksinës nga kompania turke “Keymen Ila9 Sanayi ve Ticaret”, A.S. të krijuar nga Sinovac Life Science Co, Ltd. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës. Shuma totale është 10 000 000 ( dhjete milionë) USD, e konvertuar në leke sipas kursit zyrtar të këmbimit në datën e pagesës, rreth 1.1 miliardë leke.

Instituti i Shëndetit Publik është institucioni që do të kryeje pagesën e dozave të vaksinave.

Më shumë

spot_img
spot_img