Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Qeveria serbe përgënjeshtron lajmin: Brnabiç mori pjesë në foton familjare të Samitit

Shkruar nga Newsbomb
Qeveria serbe përgënjeshtron lajmin: Brnabiç mori pjesë

Qeveria serbe ka përgënjeshtuar lajmin se kryeministra e Serbisë Ana Brnabiç refuzoi të merrte pjesë në fotografinë familjare të Samiti të Prosesit të Berlinit në Tiranë.

Në reagimin zyrtar të Qeverisë së Serbisë, ku krahas reagimit ka postuar edhe foto, thuhet se Brnabic ka marrë pjesë në një fotosesionin e përbashkët të të gjithë liderëve të Evropës dhe rajonit në Tiranë.

Ndër të tjera në reagim thuhet se Serbia ka treguar edhe një herë se nuk ndjek politikë izolimi, por se është e orientuar drejt bashkëpunimit dhe zgjidhjes së të gjitha çështjeve të pazgjidhura përmes dialogut.

Reagimi i plotë i qeverisë serbe:

Qeveria e Republikës së Serbisë është e detyruar të mohojë shkrimet e disa mediave rajonale dhe vendase, të cilat raportojnë se kryeministrja Ana Brnabiç ka refuzuar të fotografohet me liderë të tjerë gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë.

Përkatësisht, Brnabic ka marrë pjesë në një fotosesion të përbashkët të të gjithë liderëve evropianë dhe rajonalë në Tiranë, siç mund ta shihni në fotot e bashkangjitura. Me këtë Serbia edhe një herë tregoi se nuk ndjek politikë izolimi, por se është e orientuar drejt bashkëpunimit dhe zgjidhjes së të gjitha çështjeve të pazgjidhura përmes dialogut.

Gënjeshtrat e tilla të publikuara në opinion dëmtojnë edhe reputacionin e Republikës së Serbisë dhe përfitojnë vetëm ata që nuk ia dëshirojnë të mirën vendin tonë.

Pa synuar të hyjmë në arsyet e përhapjes së lajmeve të rreme, dëshirojmë të nënvizojmë edhe një herë se Republika e Serbisë, me qëndrimin e kryeministres në Tiranë dhe bisedimet e saj me liderët evropianë, ka konfirmuar se është e përkushtuar në mënyrë të përhershme ndaj politika e integrimit, bashkëpunimit dhe lidhjeve rajonale”, thuhet në reagimin e qeverisë së Serbisë.

Lexo edhe: Kryeministrja serbe bojkoton foton familjare të Samitit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese