Tirana
light rain
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1.5kmh
75 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
20 °
E martë, 30 Maj, 2023

Qeveria rrit pagën minimale në 400 mijë lekë! Ministrja Ibrahimaj: E detyrueshme edhe për privatin, hyn në fuqi nga 1 Prilli

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj, ka prezantuar këtë të mërkurë vendimin e ri të Këshillit të Ministrave, për rritjen e pagës minimale. Bëhet fjalë për një rritje 6.000 lekë të reja ose 60 mijë lekë të vjetra, shkruan neësbomb.al.

Pra, rrogat minimale nga 1 Prilli nuk do të jenë më 340 mijë lekë të vjetra por 400 mijë lekë.

Ibrahimaj u shpreh se rritja është e detyrueshme për sektorin publik dhe atë privat dhe hyn në fuqi nga 1 Prilli, dhe rrjedhimisht paga që punonjësit do të marrin në Muajin Maj, do të ketë brenda dhe rritjen e miratuar këtë të mërkurë.

“Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u mor vendimi për përcaktimin e pagës minimale, e cila në bazë të vendimit shkon nga një nivel 34.000 lekë që është aktualisht, në nivelin 40.000 lekë. Rritja që sot u miratua është prej 6.000 mijë lekësh dhe në nivel 17.6% më e lartë sesa paga që është në treg.

Kjo pagë do t’i atribuohet si sektorit privat ashtu dhe sektorit publik. Çdo punëmarrës dhe punëdhënës do të jetë i detyruar të zbatojë vendimin e pagës minimale që nga data 1 Prill. Në pagën që punonjësit do marrin në muajin Maj, do jetë e reflektuar kjo rritje”, u shpreh Delina Ibrahimaj.

Më tej, gjatë prezantimit të saj Ministrja e Financave tha se është marrë dhe një tjetër vendim i rëndësishëm, për të gjithë bizneset që kanë numër të lartë të punësuarish me pagë minimale.

“Në mbështetje të bizneseve që kanë një numër të lartë të punësuarish, ne sot miratuam një tjetër vendim të rëndësishëm, për sektorin e bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit. Dhe të sektorit të industrisë përpunuese.

Ne do të subvencionojmë të gjithë elementin e rritjes së kostosh shtesë të kontributeve të sigurimeve shoqërore, për çdo punonjës me pagë minimale, që janë në listëpagesën e muajit dhjetor.

Kjo ndihmë vjen për bizneset që kanë një numër të lartë të punësuarish. Numri i përafërt i përfituesve ëhstë 30.000 mijë persona. Kjo është një mbëhstetje që do u jepet të gjithë subjeketeve për të mbështetur koston shtesë gjatë vitit 2023″, përmbylli Delina Ibrahimaj.


Më shumë