Tirana
few clouds
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
1kmh
20 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
E diel, 29 Janar, 2023

Qeveria rrit me 15% pagat e pedagogëve, Kushi: 7% do mbulohen nga shteti, pjesa tjetër nga vetë Universiteti

spot_img

Lajme të ngjashëm

Qeveria njofton se ka miratuar në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave rritjen me 15% të pagave për pedagogët. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila tha se 7% të rritjes do ta mbulojë buxheti i shtetit dhe 8% nga vetë Universiteti.

Vendimi i sotëm vjen në më pak se dy orë nga përfundimi i protestës së stafeve akademike, të cilat janë mbledhur në korpusin e Universitetit Politeknik. Ata kërkuan rritje të pagave, ose në të kundërt paralajmëruan bojkot të leksioneve.

“Është një vendim që ne kemi vendosur që pagat e pedagogët të rriten deri në 15%, 7% do të paguhet nga shteti ndërsa pjesa tjetër do të paguhet nga Universitetet. Këto rritje do ta mbulojnë me të ardhurat e tyre. Është një rritje që rrit performancën e tyre.

Tani jemi duke diskutuar për buxhetin 2023 dhe mbështetja do të jetë më e madhe, shpesh më bëjnë pyetjen, për policët etj. Pedagogët, të cilët kam nderin t’i përkas të ardhurat i sigurojnë në mënyra të tjera, edhe nga programet e kërkimit të BE.

Në maj, ne kemi nënshkruar me BE marrëveshjen që i jep një kuotë universiteteve shqiptare.. Të ardhurat nuk do të jenë vetëm të pagës por do të jenë të tjera. Kufirin do ta rrisim në vijimësi duke respektuar kufirin e Ligjit të Arsimit të Lartë”, u shpreh Evis Kushi.

 

Më shumë


spot_img








spot_img