Mungea e “Metadonit” mund të detyrojë rreth 500 të rinj t’i rikthehen përdorimit të heroines, preparat të cilin këta të rinj duhet ta marrin çdo ditë për të shpëtuar nga varësia. Prej më shumë se 6 muajsh, ata enden për të gjetur ilaçin.
Drejtohen çdo mëngjes në qendrën “Aksion Plus”, por përballen me përgjigjen “Metadoni” s’ka ardhur ende. Edhe familjarët e tyre janë të shqetësuar, sepse mungesa e ilaçit u shkakton dhimbje, depresion dhe rrezikon ti rikthejë sërish në përdorues droge. Edhe më e pakontrollueshme bëhet gjendja për 9 të burgosurit në Peqin. “Metadoni” sigurohet nga “Global Found” me ndërmjetësimin e Ministrisë së Shëndetësisë, por vonesa 1 – vjeçare ka çuar në kaos. Ministria e Shëndetësisë thotë se e ka përmbyllur tenderin dhe pritet që në Qershor të sigurojë “Metadon-in” por deri atëherë, nuk dihet se sa prej 500 vetave nuk do ti jenë rikthyer vesit të vjetër.