Tirana
light rain
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
29 °
E diel, 14 Gusht, 2022
spot_img

Qeveria nxjerr VENDIMIN për POLICËT: Do paguhen kur TRANSFEROHEN larg shtëpisë, ja sa PARA marrin në bazë të kilometrave

spot_img

Lajme të ngjashëm

Këshilli i Ministrave ka njoftuar këtë të mërkurë vendimet e reja, shkruan newsbomb.al. Një ndër to është dhe pagesa që do të marrin të gjithë efektivët e Policisë kur emërohen, transferohen në mënyrë të përhershme apo të përkohshme jashtë vendbanimeve të tyre.

Ky është një problem që është ngritur shpesh nga vetë efektivët por dhe nga Sindikata e Policisë, pasi një numër i madh i tyre transferohen me shërbim jashtë vendbanimit. Në këto kushte, Qeveria shqiptare ka vendosur kompensojë efektivët në bazë të kilometrave.

albsig

Referuar vendimit nr.256 të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar, “Punonjësi i Policisë së Shtetit, kur emërohet, transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme jashtë vendbanimit të tij, përfiton pagesë për kompensim udhëtimi”, si më poshtë vijon:

  • Nga 36 km deri 60 km, në masën 10 000 lekë në muaj;
  • Nga 61 km deri 100 km, në masën 15 000 lekë në muaj;
  • Nga 101 km deri 150 km, në masën 20 000 lekë në muaj;
  • Nga 150 km deri 200 km, në masën 25 000 lekë në muaj;
  • Mbi 200 km, në masën 30 000 lekë në muaj.”

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.256, DATË 25.3.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KOMPENSIMIN PËR PRIVACIONET DHE HUMBJET QË I SHKAKTOHEN PUNONJËSIT TË POLICISË SË SHTETIT, PËR SHKAK TË NEVOJAVE TË PUNËS DHE TË SHËRBIMIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1, shkronjat “b” e “ç”, e 2, të nenit 67, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. Në vendimin nr.256, datë 25.3.2015, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:

1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Punonjësi i Policisë së Shtetit, kur emërohet, transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme jashtë vendbanimit të tij, përfiton pagesë për kompensim udhëtimi, si më poshtë vijon:

a) Nga 36 km deri 60 km, në masën 10 000 lekë në muaj;
b) Nga 61 km deri 100 km, në masën 15 000 lekë në muaj;
c) Nga 101 km deri 150 km, në masën 20 000 lekë në muaj;
ç) Nga 150 km deri 200 km, në masën 25 000 lekë në muaj;
d) Mbi 200 km, në masën 30 000 lekë në muaj.”.

2. Kudo në tekstin e vendimit, fjala “… transferuar …” zëvendësohet me fjalët “… emërohet, transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme …”.

3. Pika 13 shfuqizohet.
II. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, fillojnë nga data 1 korrik 2022.

III. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img