Hapësire reklamuese

Bota

Qeveria nuk ndryshon sistemin zgjedhor, policia përplaset dhunshëm me qytetarët

Shkruar nga Newsbomb
Protesta e sotme në Gjerogji

Mijëra protestues u mblodhën sot para parlamentit të Gjeorgjisë për të demonstruar kundër refuzimit të qeverisë për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Duke parë përshkallëzimn e protestës, forcat e policisë shpërndanë protestuesit me gaz lotsjellës, por duke goditur me shkopinj gome.

Opozita e vendit ka kërkuar që të shpallen menjëherë zgjedhjet e parakohshme. Shumë qytetarë akuzojnë partinë në pushtet 'Ëndrra' se ka pëfituar në mënyrë të padrejtë nga sistemi aktual elektoral.

Mediat europiane akuzojnë ish-kryeministrin Bidzina Ivanshvili (kryetar i partisë në pushtet) se po përndjek në mënyrë të paligjshme kundërshtarët politikë dhe se ka uzurpuar mediat duke krijuar një sistem të korruptuar që favorizon interesat e ngushta të tij dhe të njerëzve të rrethit të afërt.

Ndërkohë, në vend po krijohet një front i gjerë kundër qeverisë, e cila refuzoi në seancën e fundit ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu