Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
87 %
2.1kmh
100 %
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
11 °
Hën
10 °
Mar
8 °
E premte, 27 Janar, 2023

Qeveria njoftoi rritjen e pagave, Berisha nga Shijaku: Rrogat dhe pensionet duhet të ishin trefishuar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD, Sali Berisha ndodhet pasditen e sotme në Shijak, ku po zhvillon një bashkëbisedim me banorë dhe intelektualë të zonës.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka komentuar edhe vendimin e qeverisë për të rritur pagën, teksa kryedemokrati thotë se rrogat dhe pensionet duhet të ishin trefishuar.

“Nga viti 2014, rrogat dhe pensionet, jo vetëm që nuk u rritën, por ato për shkak të dyfishimit të çmimeve të produkteve bazë, ato kanë pësuar një rënie të paktën 20-30 %. E vërteta është se sot ne marrim rrogë më të ulët se Kosova, 20-30%. Një mjek në Kosovë, paguhet 1200 euro, një infermiere 700 euro. Një ushtarak në Kosovë merr 40-50 % më shumë se një ushtarak në Shqipëri.

Duhet të ushtrojmë pyetjen, pse kjo? Nuk kishte fonde e para Shqipëria ta bënte këtë? Fonde dhe para Shqipëria pati të paktën 3 herë më shumë se Kosova. Dhe unë po ju jap një shifër; nga viti 2014 deri në vitin 2021, Edi Rama ka marrë borxh 500 miliardë lekë. Ka pasur një rritje nga ekonomia, 400 miliardë. Ju garantoj ju se në këto vite me 900 miliardë lekë, rrogat dhe pensionet e shqiptarëve, pa asnjë problem, mund të ishin trefishuar. Ne sot mund të kishim një rrogë mesatare jo 400 euro, por 800-1000 euro.

Ku e bazoj unë këtë. Nga viti 2005-2013, rrogat u rritën mbi dyfish, pensionet u dyfishuan. Nga ana tjetër ju jeni dëshmitarë se u ndërtuan rrugë, tunele, superstrada më shumë se në të gjithë rajonin, thotë Bashkimi Europian, ose mbi 11 mijë kilometra. Në 4 vite, Agim Hoxha në komunën e tij, asfaltoi dhe ndërtoi 49 km rrugë. Në një kohë kur, para 3 muajsh kryetari i qarkut të Korçës i raportonte Edi Ramës se në këtë qark gjatë qeverisjes së tij 8 vjeçare, ishin asfaltuar, rindërtuar 51 km rrugë. Kjo është e vërtet  tha Berisha ndër të tjera.

Më shumë


spot_img








spot_img