Tirana
broken clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
72 %
4.6kmh
75 %
Hën
14 °
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
12 °
E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Qeveria NDRYSHON ligjin për përdorimin e armës nga garda, ndalohet të qëlluarit në ajër dhe hapja zjarr mbi turmat

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2a342d0a3fbf82c3a3ef7b4f830ff5bc

Pas ngjarjeve të fundit, qeveria ka vendosur që të ndryshojë ligjin për përdorimin e forcës dhe të armëve nga ana e gardës.

Drafti është hartuar nga Ministria e Brendshme dhe pritet të shkojë për miratim në Kuvend.

Ky draft heq nenin 25 të ligjit në fuqi, i cili parashikon që punonjësi i gardës përdor armën e zjarrit kur sulmohen personalitetet e larta shtetërore të vendit dhe të huaja, rojet dhe objektet në ruajtje.

Po ashtu parashikohet që punonjësi i gardës përdor forcën si mjetin e fundit për të siguruar nga aktet e dhunshme personalitetet e larte, objektet dhe për vetëmbrojtje. Masa e forcës së përdorur duhet të jetë në minimumin e mundshëm dhe përdoret në kohën më të shkurtër të mundshme.

Fillimisht nisma e re ligjore thotë se me përdorim të forcës nuk nënkuptohet përdorimi i armës, por ushtrimi i forcës fizike dhe paisjeve të tjera, në mënyrë proporcionale.

Në këtë ligj do të ndalohet rreptësisht hapja zjarr mbi turmën, por edhe qëllimi me armë në ajër kur ka grumbullim të njerëzve.

Arma përdoret vetëm në rast se përdorimi i masave të tjetra nuk ka dhënë rezultatin e duhur.

Gardisti duhet të identifikojë veten dhe të japë një paralajmërim të qartë, duke u shprehur me zë të lartë “Ndal”, ndjekur nga paralajmërimi i dytë “Ndal se do të qëlloj”, nëse ai nuk ndalet. Në rrethana objektivisht të pamundura dhe të ngutshme, mund të mos bëhet paralajmërimi në rast se një veprim i tillë rrezikon subjektet e gardistit. Në këtë rast qëllohet pa paralajmërim, por duke synuar në pjesët e poshtme të trupit.

ligji_1.png

ligji_2.png

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img