Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka njoftuar një nga vendimet që është miratuar në Këshillin e Ministrave.
Ajo është shprehur se qeveria ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes Këshillit të ministrave mes Shqipërisë dhe Kosovës për fushën e arsimit të lartë dhe bashkëpunimin në kërkimin shkencor. Ministrja është shprehur se do të mundësohet dhënia e 30 bursave në vit për stiudentët nga Kosova.
“Është një marrëveshje e cila do të ratifikohet në Kuvend dhe përcakton një seri nismash dhe bashkëpunimesh me ministrinë e Arsimit të Kosovës. Palët inkurajojnë dhe mbështesin bashkëpunimin dhe gjithashtu do të thellohet bashkëpunimi në fushën e kërkimit të lartë.
Do të mundësohet edhe dhënia e 30 bursave në vit për studentë nga Kosova që do të duan të studiojnë në Shqipëri. Një tjetër komponent i marrëveshjes është edhte lehtësimi i procedurave për njohen dhe njohjen e shpejtë të diplomave dhe gradave. Marrëdhëniet mes dy ministrive janë marrëdhënie të shkëlqyera dhe kjo marrëveshje synon të çojë përpara bashkëpunimin në fushën e arsimit të lartë”, tha ajo ndër të tjera.