Tirana
overcast clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
70 %
2.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Qeveria miraton kontratën e qirasë 1 EURO për koncesionin e Portit turistik të Vlorës, koncesionari i detyruar të investojë 98 milion dollarë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave është miratuar kontrata e qirasë me vlerë 1 euro për koncesionin e ndërtimit të Portit turistik të Vlorës.

Për vlerën 1 euro bashkimit të komopanive të përbërë nga “Marina di Valona sh.p.k”, “Brunes sh.p.k”, “Ndregjoni sh.p.k” dhe “Marina Projects” do t’i kalojnë me qira mbi 57 mijë metra katrorë pronë shtetërore, në vendin ku është sot porti i Vlorës, për ta kthyer këtë port në turistik.

Qiraja do të jetë për 20 vite, ndërkohë që koncesionari është i detyruar të investojë rreth 98 milionë dollarë për këtë projekt, ndërkohë që punimet duhet të përfundojnë brenda 6 viteve.

Në kontratë thuhet se koncesionari duhet të punësojë mbi 100 punëtorë,ndërsa sipërfaqja e ndërtimit do të jetë rreth 3800 metra katrorë.

Me kthimin e portit aktual në turistik, shërbimet për përpunimin e mallrave do të kalojnë në në një port tjetër, i cili do të jepet për t’u ndërtuar me koncesion në zonën e triportit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img