Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
57 %
1.5kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Qeveria merr vendimin, ja ku do ndërtohet centrali i energjisë elektrike eolike në Shqipëri

spot_img

Lajme të ngjashëm

Me vendim të Këshillit të Ministrave, është miratuar sot ndërtimi i centralit të parë eolik në vendin tonë.

Centrali që prodhon energji nga trubinat e erës, do të ndërtohet nga kompania “NATYRAL ENERGY SYSTEM”, sh.p.k, në fshatin Grykë të Fierit.

Energjia e propozuar që do të prodhohet nga ky central është 3MË.

Vendimi:

V E N D I M PËR MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE EOLIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, NË FSHATIN GRYKË, NJËSIA ADMINISTRATIVE TOPOJË, BASHKIA FIER, QARKU FIER, NGA SHOQËRIA “NATYRAL ENERGY SYSTEM”, SH.P.K.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike eolike dhe veprave ndihmëse, në fshatin Grykë, njësia administrative Topojë, Bashkia Fier, Qarku Fier, nga shoqëria “NATYRAL ENERGY SYSTEM”, sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon:

a) Emri i aplikuesit: “NATYRAL ENERGY SYSTEM”, sh.p.k.;

b) NIPT/NUIS: L93401402O;

c) Tipi i centralit: Eolik;

ç) Kapaciteti i instaluar: 3 (tre) MË;

d) Afati i pritshëm i vënies në punë: Koha për ndërtimin dhe vënien në operim të parkut eolik do të jetë brenda 48 (dyzet e tetë) muajve nga marrja e lejes së ndërtimit;

dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: Në fshatin Grykë, njësia administrative Topojë, Bashkia Fier, Qarku Fier;

e) Afati i miratimit të ndërtimit: 48 (dyzet e tetë) muaj nga hyrja në fuqi e këtij miratimi;

ë) Koordinatat e tokës, sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;

f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe institucione të tjera të autorizuara prej saj kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate tremujore, gjatë realizimit dhe vënies në punë, me synim që të verifikojë se ecuria e punimeve, cilësia dhe konformiteti të jenë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projektit;

g) Shoqëria “NATYRAL ENERGY SYSTEM”, sh.p.k., ka detyrimin që:

i. të paraqesë periodikisht çdo 3 (tre) muaj pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ose institucioneve të tjera të autorizuara prej saj informacion mbi ecurinë e ndërtimit të centralit eolik;

ii. të respektojë kushtet e përmendura në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;

iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5 (pesë) % të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës ndërmjet shoqërisë “NATYRAL ENERGY SYSTEM”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera, që lidhen me zbatimin e saj;

iv. t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë, sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shoqëria “NATYRAL ENERGY SYSTEM”, sh.p.k., duhet t’i derdhë tërësisht në buxhetin e shtetit;

v. të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.

2. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ARBEN AHMETAJ

Më shumë




spot_img








spot_img