Hapësire reklamuese

Aktualitet

Qeveria liron dorën, Manastirliu publikon masat e reja: Nga e hëna lëvizja zgjerohet në 2 orë. Ja bizneset që hapen nesër! Lehtësimet për zonat e gjelbërta (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu bën me dije masat e reja duke nisur nga dita e nesërme.

Fasha orare e lëvizjes do të zgjerohet nga 90 minuta në dy orë, sakaq do të lejohen të rifillojnë aktivitetin disa biznese si: dyqane veshjesh,  tekstilesh, këpucësh, të artikujve shtëpiakë, të luleve, bimëve, paisje sportive dhe shërbime taksi, agjencitë imobilare.

“Kemi vendosur se duke filluar nga e hëna do të zgjerohet fasha e lëvizjes nga 90 minuta në 2 orë duke ruajtuar parametrat e sigurise te distancimit social dhe duke zgjruar mundesine e kryerjes se sherbimeve thelbesore ne nje hapesire kohore me te gjere.

Po nga e hëna do të lejohen të ushtrojnë aktivitin bizneset: dyqane veshjesh,  tekstilesh, këpucësh dhe artikujve prej lëkure, të luleve, bimëve, të kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre, paisje sportive dhe shërbime taksi, agjenctë imobilare, pajisje të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë. Lista e plotë e bizneseve që hapen nga dita e hene, gjendet e plotë në portalin E-Albania. Keto biznese lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre nga ora 05:00-17:30, vetëm duke plotësuar dhe zbatuar protokolleve të miratuara, duke siguruar kushtet e detyrueshme higjieno sanitare dhe respektimin e distancimit fizik, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe punonjësve. Lista e protokolleve te sigurise te pergjithshme dhe specifike sipas klasifikimit te riskut per bizneset e siperpermendura gjendet ne portalin e-albania dhe eshte e detyrueshme per cdo biznes te hapur", tha ministrja.

Lehtësim masash dhe të  lëvizjes së qytetarëve do të ketë edhe tek zonat  e gjelbërta, ku siç theksoi ministrja, pensionistët do të lejohen të dalin çdo ditë deri në orën 08:00, ndërsa pas këtij orari do dalin të gjitha moshat e tjera, deri në oren 17:30. Sa i përket makinave private, do të mund të lëvizin vetëm brenda qarkut dhe me jo më shumë se një pasagjer nga ora 09:30 deri 17:30.

"Ne kuader te lehtesimit gradual dhe te kujdesshem te masave, bazuar ne vendimin e komitetit te eksperteve, nga dita e hene date 27 prill, do te filloje lehtesimet e posatcme per levizjen ne “zonat e gjelberta”.

Jane klasifikuar si zona të gjelbërta ato qarqe apo bashki të cilat rezultojne deri sot, me risk të ulët të transmetimit të infeksionit të shkaktuar nga COVID19.

Zonat si me poshte:

Qarku Dibër
Qarku Gjirokastër
Zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq;
Zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd
Si dhe Bashkia Divjakë.

Në zonat e gjelbërta, lëvizja e pensionistëve do të jetë nga 6:00- 08:30 të mëngjesit. Qytetarët e tjerë do të lëvizin nga ora 09:30 deri 17:30, të shoqëruar jo më shumë se me një person. Përjashtim do të bëjnë qytetarët që kanë autorizim pune, të cilët nuk kufizohen nga oraret e sipërpërmendura. Ne zonat e gjelbërta parqet do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për 14 ditë dhe nuk do të lejohet grumbullimi dhe qëndrimi i më shumë se dy personave bashkë ne hapesirat publike.

Sa I takon mjeteve private të transportit ato do të lejohen të qarkullojnë pa autorizim vetëm brenda Qarkut ose Bashkive përkatëse nga ora 09:30 deri 17:30, vetëm me një pasagjer. Eshte e rëndësishme të theksohet se nuk do të lejohet lëvizja me mjet privat ose si pasagjer i pensionistëve, përvec rasteve me autorizim për arsye shëndetësore.

Përtej këtij orari mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizimin përkatës nga e-Albania. Pavarësisht se ka zona të gjelbërta, normaliteti i ri i bashkëjetesës me virusin, do vijojë të kërkoje lëvizje të kufizuara, vetëm për arsye thelbësore, duke ruajtur ne cdo rast distancimin fizik dhe respektimin me rigorozitet të masave të sigurisë në punë dhe ne komunitet.

Situata është dinamike dhe si e tillë do të vlerësohet hap pas hapi. Me kujdes dhe përgjegjësi maksimale, për mbrojtjen së pari dhe mbi të gjitha, të jetës dhe shëndetit të qytetarëve", shtoi me tej ministrja.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll