Hapësire reklamuese

Aktualitet

Qeveria Kurti vendos karantinë për ata që kalojnë nga Kukësi në Morinë, Sokol Balla: Tani, asnjë mësues i Kosovës nuk do vaksinohet në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Qeveria Kurti vendos karantinë për ata që kalojnë nga

Gazetari shqiptar Sokol Balla, duke iu referuar masave të reja anti-Covid që ka vendosur Qeveria e Albin Kurtit, thotë se tashmë asnjë mësues shqiptar nga Kosova nuk do të vijë të vaksinohet në vendin tonë.

Kjo, sepse sipas vendimeve të Qeverisë Kurti nëse kalon nga Kukësi për në Morinë duhet të vetëizolohesh, ndërsa nëse kalon nga Morina për në Kukës nuk ka karantinë.

“Qenka vendosur karantine per te gjithe ata qe kalojne nga Kukesi per ne Morine. Por nuk ka karantine nese kalon nga Morina per Kukes. Tani asnje mesues nga KS nuk guxon te vije te vaksinohet ne Kukes, se rrezikon nga karantine, deri vendin e punes. Ncncnc...”, shkruan Balla.

Ndërkohë, të shumë kanë qenë zërat kundër vendimeve të Qeverisë së Albin Kurtit këto ditë, pasi vetë kryeministri kosovar i kërkoi homologut shqiptar Edi Rama që ta ndihmonte për vaksinimin e mësuesve pasi mori dozat e vakisnës kineze.

Por pak ditë më pas, Kurti dhe ministri i Shëndetësisë në Kosovë njoftuan se nuk do t’i vaksinonin mësuesit me vaksina të prodhuara nga shtete që nuk e kanë njohur Pavarësinë, si Rusia dhe Kina.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu