Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Qeveria krijon Operatorin e Blerjeve të Përqendruara, për tenderat e Ramës dhe ministrave (DOKUMENTI)

Shkruar nga Newsbomb
Qeveria krijon Operatorin e Blerjeve të Përqendruara, për

Këshilli i Ministrave ka vendosur këtë të enjte që të ngrejë një institucion të ri për të zhvilluar tenderat në emër të Kryeministrisë, ministrive dhe të gjithë institucioneve në varësi të këtyre dikastereve shtetërore, shkruan newsbomb.al.

Operatori i Blerjeve të Përqendruara duket se do të zëvendësojë Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara, e cila më parë vepronte në Ministrinë e Brendshme dhe ishte në varësi të ministrit.

Mirëpo, pas abuzimeve dhe paralajmërimeve të Ramës ndër vite për ndryshimin e procedurave të prokurimeve, është vendosur që të ngrihet një institucion i ri, me 100% kapital shtetëror.

Autoriteti publik që përfaqëson shtetin si pronar të 100% të aksioneve është Ministria e Ekonomisë, ndërsa kapitali fillestar i regjistruar për krijimin e "OBP"-së do të jetë 200 milionë lekë të vjetra dhe kjo shumë do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Misioni i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara është prokurimi (tenderimi) mallrave, punëve, shërbimeve fondeve buxhetore me vlera të vogla në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive, institucioneve në varësi të Kryeministrisë e të ministrive të linjës.

Drejtori i këtij institucioni të ri do të emërohet, lirohet ose shkarkohet nga detyra me vendim të Asamblesë së Përgjithshëm të aksionarit, pra shtetit, përfaqësuar nga Ministria e Ekonomisë.

Referuar dokumenteve të siguruara nga Newsbomb.al dhe të publikuara më poshtë, thuhet se tenderat e publikuar në Sistemin e Prokurimit Elektronik deri në fillim të punës së Operatorit të Blerjeve të Përqendruara do të vijojnë të ndiqen nga Agjencia e Blerjeve të Përgjëndruara, por jo më larg se 31 dhjetor 2023.

Pas kësaj date, procedurat e papërfunduara nga ky institucion aktual, do të përmbyllen nga OBP-ja dhe llogaria e administratorit të Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në Sistemin e Prokurimit Elektronik do t'i kalojë administratorit të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara.

[gallery link="none" columns="1" size="full" td_select_gallery_slide="slide" ids="734247,734248,734249,734250,734251"]

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed