Qeveria kanadeze jep leje për vrasjen e mbi gjysëm milionë fokave për lëkurën e tyre

Publikuar tek: bota, më 19:34 27-03-2015 Qeveria kanadeze jep leje për vrasjen e mbi gjysëm milionë fokave për lëkurën e tyre

Qeveria kanadeze ka dhënë leje për vrasjen e gati gjysmë milioni fokash ose 468.000, e cila përbën edhe gjuetinë detare më të madhe të viteve të fundit.

Vrasja e tyre bëhet me qëllim të përdorimit të lëkurës për gëzof dhe përpunimin e vajit i cili përdoret edhe në fushën e mjekimit popullor në Azi. Gjuetia do të zhvillohet gjatë muajit mars dhe prill. Ka pasur një përplasje mes qeverisë kanadeze me mbrojtësit e të drejtave të kafshëve pasi këta të fundit shprehen që një numër alarmues i fokave janë vrarë kur ato kanë qenë të gjalla dhe të vetëdijshme për dhimbjen. Ka rënë numri i kafshëve të vrara vitet e fundit pasi është parë një rënie e shitjes së lëkurave në treg global.

Shtetet e Bashkuara, BE, Tajvani, Zvicra, Meksika, Rusia, Bjellorusia, Kazakistani dhe Armenia e kanë të ndaluar tregtinë e shumë kafshëve për qëllime komerciale. Këto kafshë janë më të cënuarat në ditët e sotme për shkak të ndryshimit të klimës dhe qeveria kanadeze vlerëson vdekshmërinë e të sapolindurave në shkallën gati 100%. Pavarësisht shkrirjes së akujve dhe vdekjes së këtyre kafshëve në masë, qeveria kanadeze mbështet nismën e saj për gjuetinë e fokave. Sipas saj kjo gjueti ka edhe anë pozitive, pasi rritet ekonomia. Nga ana tjetër fokat janë vlerësuar të dobishme për t’u eleiminuar pasi hanë çdo vit mbi 1 milionë ton peshqish të ndryshëm në det duke pasur një ndikim drastik në jetën ujore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tragjedia e "Germanwings", doktori i pilotit: Lubitz nuk trajtohej për depresion
Dhëndri tenton të mbytet në lumë pasi pa për herë të parë “nusen e shëmtuar” »
Article Logic
Execution time: 0.011734962463379
array(1) { ["section"]=> string(89) "qeveria-kanadeze-jep-leje-per-vrasjen-e-mbi-gjysem-milione-fokave-per-lekuren-e-tyre-7155" }