Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
29 %
5.7kmh
0 %
Hën
3 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
2 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Qeveria ka vullnet për amnistinë, ministri Manja: Kemi ngritur grupin e punës, mund të jetë në fundvit ose fillimin e 2023-shit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, është shprehur sot në Komisionin e Ligjeve se Qeveria ka vullnet për aplikimin e një amnistie penale në fundvit, ose në fillim të vitit 2023. Kjo deklaratë vjen pas asaj të bërë në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, këtë të mërkurë.

Sipas Manjës, është e nevojshme një amnisti penale sepse ka shumë të dënuar e në paraburgim që kanë rënë për vepra të lehta, si dhe për konsumim droge në sasi tepër të vogël, siç janë cigaret e hashashit. Po ashtu, ai tha se do të ishte në nder të Parlamentit dhe amnistia për gratë e paraburgosura.

“Kemi ngritur një grup në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë. Po shikojmë kapacitetet që kemi, numrin e të paraburgosurve, po shikojmë dhe vendimet e gjykatave dhe numrin e grave që janë në paraburgim dhe masa të tjera.

Lidhur me këto studime, ne po mendojmë të bëjmë një amnisti penale. Zakonisht jepet në fund të vitit, po ka pasur dhe praktika që jepen në fillim të vitit. Nëse do më pyesni nëse ka nevojë për amnisti, do të thoja po.

Ne kemi një numër të lartë të paraburgosurish për sasi të vogla droge, zakonisht hashash. Do u japim mundësinë dhe që pasi të dalin, të shkojnë në qendra rehabilitimi. Edhe për të paraburgosurat gra, që nuk kanë rënë për vepra të rënda, do të ishte në nder të këtij Parlamenti. Gjithsesi, pa përjashtuar dhe kategori të tjera”, është shprehur ministri Ulsi Manja.

Më shumë


spot_img









spot_img