Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Qeveria ka kapur Drejtësinë”, opozita kërkesë të futet në rend dite mocioni me debat për raportin e DASH

Shkruar nga Newsbomb
“Qeveria ka kapur Drejtësinë”, opozita kërkesë

Deputeti i opozitës, Luciano Boçi ka kërkuar në Kuvend një mocion me debat për raportin e Departamenitit Amerikan të Shtetit (DASH).

Boçi tha se ishte një raport i rëndë dhe se tregon gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet vendi ynë.

"Kërkesa ynë për mocion me debat niset nga fakti që DASH është një nga raportet më të rënda ju do thoni që raportet janë të përvitshme, por si kësaj here rëndesa nuk ka qenë kurrë. Tregon qartazi rrëshqitjen e Shqipërisë drejt një autokracie idiote, theksi i raportit vihet te gjendja e lirisë së medias dhe kapja e sistemit të drejtësisë.

Situata është ajo që pasqyron ky raport dhe nuk keni ku fshiheni. Gjyqësori i kapur nga qeveria, sikurse ulëritëse është gjendja e korrupsionin e lidhur ngushtë me inceneratorët. Raporti përcakton 273 mln euro nga inceneratorët", tha Luçiano Boçi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese