Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
2.6kmh
0 %
Mër
13 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Qeveria jep sinjale për reformën territoriale, Balla: Edhe unë nuk kam qenë dakort me atë të 2014-tës, hajdeni bujrum të ulemi në tryezë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taluant Balla, në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit ka bërë me dije se ai nuk ka qenë dakort me reformën territoriale të miratuar më 31 korrik të vitit 2014.  

Ndër të tjera, Balla i ka shtrirë dorën opozitës duke i kërkuar uljen në një tryezë të përbashkët për të diskutuar  mbi vendimet në të mirë të shqiptarëve.

“Kur kemi bërë reformën territorial unë nuk kam qenë dakort me 61 bashki. Isha për më pak bashki, opozita kërkon më shumë. Por këto diskutime nuk bëhen në mikrofonat tuaj por në tryezë.

Kemi rënë dakort sot të ulemi hajde burjrum të ulemi, nëse duam të kemi një ekip negocimi apo duam të kemi shumë ekipe. Të gjitha çështjet duhen diskutuar, prandaj them mos humbim kohë pasi këto janë çështje që kërkojnë kohë të shkruhen, parlamentare për tu sanksionuar qoftë në Kushtetutë qoftë në ligje të tjera.

Ne kemi qenë shumë strik, ne nuk kemi asnjë kusht për tu ulur, pa kushte, por mendoj që kjo të vlejë edhe për palën tjetër. Qëllimi i përbashkët është çfarë mund të bëjmë më mirë për shqiptarët”, tha Balla.

LEXO EDHE: Balla propozon Komisione shtesë: 8 janë pak, kemi marrë dakordësinë e opozitës për të shtuar numrin e Komisioneve Parlamentare

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img