Danezët ngrihen në protestë kundër qeverisë për një projektligj propozuar nga kjo e fundit në parlament për të hequr një festë publike në vend me qëllim rritjen e financimit për shpenzime të mbrojtjes.
Mijëra njerëz u mblodhën në Kopenhagë ditën e djelë me parrulla në duar në protestë.
Demonstrata u organizua nga një prej sindikatave më të mëdha të vendit që kundërshton heqjen e Ditës së Madhe të Lutjes nga kalendari i festave. Eshtë një festë e krishterë që i bie të premten e katërt pas Pashkëve dhe daton që në vitin 1686.
Sindikatat vlerësuan se në këtë demonstratë morën pjesë të paktën 50 mijë persona. Dhe kjo vlerësohet si protesta më e madhe në Danimarkë në më shumë se një dekadë. Ndërkohë autoritetet zyrtare nuk kanë dhënë shifra të protestuesve pjesmarrës.