Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Qeveria i shton dhe 4,5 milionë euro buxhetit të Kadastres

Shkruar nga Newsbomb
Qeveria i shton dhe 4,5 milionë euro buxhetit të Kadastres

Qeveria ka ndryshuar këtë të martë buxhetin për agjencinë shtetërore të Kadastrës për vitin 2023, duke shtuar 4,5 milionë euro fonde për shpenzimet e pagave të personelit.

Në vendimin e Fletores Zyrtare për buxhetin e ASHK, parashikohet që totali i të ardhurave të kadastrës për periudhën janar-dhjetor 2023 pritet të shkojë në 301,2 milionë lekë, ndërsa shpenzimet të rriten në 237,1 milionë lekë.

Nga totali i shpenzimeve shtesë për Kadastrën, parashikohet që 489,4 milionë lekë të shtohen për shpenzimet e punonjësve në agjenci, ndërsa shpenzimet kapitale ulen në 79 milionë lekë dhe për projektin e qendërs së kadastrës dixhitale, shpenzimet pritet të reduktohen me 3,9 milionë lekë.

Sipas Monitor, fondi i shpenzimeve për pagat e personelit me kontratë do të rritet me 20% dhe sipas këtij ndryshimi, buxheti i këtyre pagave do të shkojë në 722,3 milionë lekë nga 602,5 milionë lekë.

LEXO EDHE: Eksperti IT pyet Ramën: Nëse specialisti i Kadastrës në Durrës merret me pronat e Tiranës, kur kapet në korrupsion kush shkon në burg?! (Ligji)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese