Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho nga oborri i Kuvendit i bëri thirrje mazhorancës që të tërheqë nga seanca e sotme plenare ligjin për zonat e mbrojtura.
Në një prononcim për mediat Xhixho i bëri apel kolegëve të saj të mazhorancës që të mos votojnë projektligjin për zonat e mbrojtura.
Sipas deputetes ligji për zonat e mbrojtura që qeveria ka projektuar “nuk është gjë tjetër por zgjatim i ligjeve të tjerë të së njëjtës filozofi qeverisëse që frymëzohet, financohet dhe iu shërben interesave të babëzisë kriminale të një grushti oligarkësh”.
Ndryshimet në “Ligjin për Zonat e Mbrojtura” që pritet të votohen sot në Kuvend i japin të drejtën bashkive të menaxhojnë të paktën 20% të territorit të tyre. Mirëpo, ekspertët mjedisorë paralajmërojnë se projektligji zhduk përfundimisht Zonat e Mbrojtura, me Nartën në krye të listës pasuar nga zona të tjera në bregdet, me pasoja shkatërruese për florën dhe faunën.
Xhixho tha se me këtë ligj, çdo zonë e mbrojtur mund të kthehet në shesh ndërtimi për t’u shndërruar në resorte, komplekse pallatesh apo biznese që të ushqejnë me pasurinë kombëtare xhepat e qeveritarëve dhe e gjitha kjo sipas deputetes do të jetë në dëm të florës, faunës dhe peizazhit natyror të vendit.
“Me këtë ligj, Shqipëria nuk do të ketë më pasuri natyrore të mbrojtura nga shteti. Pasojat e tij do të jenë të pakthyeshme”, tha ndër të tjera Erisa Xhixho.
Për këtë arsye ajo kërkoi që mazhoranca të hapë konsultim publik me shoqërinë civile dhe delegacionin e BE-së për të diskutuar më shumë rreth kësaj çështjeje. Xhixho tha se duhet të dëgjohet zëri i ekspertëve të mjedisit, shoqërisë civile dhe banorëve të zonave që mund të preken direkt.
Erisa Xhixho: Sot dhe jo nesër, tani dhe jo më vonë, është koha që të gjithë t’i themi NDAL rrëmbimit që Qeveria e Maxhorancës së Inceneratorëve po planifikon t’u bëjë zonave të mbrojtura, pasurive të pakthyeshme të krijuara në mijëvjeçarë, që na vijnë trashëgim prej brezave.
Ligji i ri i sjellë në Parlament nuk është gjë tjetër por zgjatim i ligjeve të tjerë të së njëjtës filozofi qeverisëse që frymëzohet, financohet dhe iu shërben interesave të babëzisë kriminale të një grushti oligarkësh.
Me këtë ligj, çdo zonë e mbrojtur mund të kthehet në shesh ndërtimi për t’u shndërruar në resorte, komplekse pallatesh apo biznese që të ushqejnë me pasurinë kombëtare xhepat e tyre edhe të padronëve të tyre në qeveri, në dëm të florës, faunës dhe peizazhit natyror të vendit. Me këtë ligj, Shqipëria nuk do të ketë më pasuri natyrore të mbrojtura nga shteti. Pasojat e tij do të jenë të pakthyeshme.
E njëjta maxhorancë që dy vjet më parë i hapi ditën jeshile grabitjes së portit të Durrësit, apo që më parë shkatërroi Lagunën e Nartës me aeroportin e Vlorës që mund të ndërtohej shumë mirë diku tjetër, sjell për miratim një ligj tjetër që i hap rrugën shkatërrimit të zonave të mbrojtura, në kundërshtim të hapur me rekomandimet e BE.
Delegacioni i BE ka kërkuar sikundër edhe shoqëria civile që komisioni parlamentar të rihapë procesin e konsultimeve “në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse” për ndryshimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura, pas draftit të ri të dorëzuar nga qeveria që lejon investimet strategjike brenda tyre.