Hapësire reklamuese

Aktualitet

Qeveria i lidh PENSION familjes së Klodian Rashës, ja sa do të përfitojnë çdo muaj

Shkruar nga Newsbomb

Qeveria ka marrë vendim që familjes së Klodian Rashës t’i lidhet një pension i veçantë, pasi 25 vjeçari u vra nga një fektiv policie në datën 8 dhjetor.

Sipas vendimit të fundit, familja e viktimës do të përfitojë 96 mijë lekë të reja në muaj, ndërsa vendimi është firmosur nga kryeministri Rama.

"Dhënien e trajtimit të veçantë familjes të të ndjerit Klodian Rasha, i cili, në datën 8.12.2020, humbi jetën aksidentalisht, si pasojë e veprimeve policore, në masën e tetëfishit të pensionit social. Trajtimi i veçantë familjar, financiar mujor, i paguhet kryefamiljarit z. Qazim Osman Rasha", thuhet në vendimin e qeverisë.

Screenshot_1.png

Ndërkohë Këshilli i Ministrave ka bërë edhe një shtesë në ligjin për sigurimet shoqërore, ku parashikon shpërblimin për familjet që humbasin një pjesëtar aksidentalisht nga forcat ligjzbatuese.

“Familja, e cila ka humbur aksidentalisht pjesëtarë të saj, si pasojë e veprimeve të kryera gjatë ushtrimit të detyrës nga punonjës të organeve ligjzbatuese, përfiton trajtim të veçantë financiar deri në masën e tetëfishit të pensionit social”, shkruhet në fletoren Zurtare.

Screenshot_2.png

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu