Hapësire reklamuese

Aktualitet

Qeveria i jep 30 milionë shtesë për rindërtimin, Ahmetaj: Edhe 20 milionë euro për univeristetet

Shkruar nga Newsbomb
Qeveria i jep 30 milionë shtesë për rindërtimin, Ahmetaj:

Këshilli i Ministrave ditën e sotme ka zhvilluar një takim nën drejtimin e zv/Kryeministrit Arben Ahmetaj, pasi Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë në Neë York.

Gjatë fjalës së tij Arben Ahmetaj ka bërë me dije se sapo është miratuar fondi prej 30 milionë dollarë, të cilat i kaluan fondit të zhvillimit në mënyrë që të përfundojnë punimet për dëmet e tërmetit në shtator të vitit 2022.

Gjithashtu ai shtoi se janë kaluar tre marrëveshje shumë të rëndëishme për Paktin për Universitetin dhe se deri tani janë dhënë për godinat e studentëve 20 milionë euro hua dhe 5.8 milionë euro grante.

“Tradita e re që ka krijuar qeveria Rama 3, për informimin publik pas mbledhjeve të qeverisë. Kjo është mbledhja e dytë për këtë mandat dhe do të ndaja me ju vendimet e mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Vendimi i Rindërtimit që vijon me intensitet të plotë, sot i kaluam fondit rreth 30 milion dollarë për të vazhduar punën. Po në kuadër të rindertimit të një qendre shumë të rëndësishme në “5 Maj” në kryeqytet, i hapet rruga shpronësimit për ndërtimin e një poliqendre.

Në të njëjtën kohë dua të ndaj me studentët që kaluam tre marrëveshje të rëndësishme me qeverinë gjermane, brenda pak ditë një shumë prej 20 milion euro hua dhe 5.8 euro grant që do të shkojnë në rikonstruksion me eficencë të godinave të studentëve të universiteteve publike”, tha Ahmetaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll