Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Qeveria i dhuroi dekoder për Vitin e Ri, historia e Fatoses së varfër sensibilizon qytetarët që i vijnë menjëherë në ndihmë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7c4f7e988319a0a627dd9cbca0adb1f4

Qeveria e Shqipërisë u ka bërë të varfërve që drejton një dhuratë ironike për festat e fundvitit. Disa dekodera për të parë filma u janë dhuruar me mijëra familjeve të varfra, ndonëse sipas udhëzimit, çdo familje që ka një televizor në shtëpi nuk mund të marrë asistencë ekonomike.

Kjo i ka ndodhur edhe Fatoses nga Gramshi, shkruan Nisma Thurje, e cila vuan nga një sëmundje që i ka marrë një pjesë të kujtesës. Në shtëpi e presin 4 persona të cilët i kanë sytë nga asistenca e saj. Burri vuan nga një sëmundje e shtyllës kurrizore e megjithatë detyrohet të dalë e të mbledh shkarpa për tu ngrohur apo pleh për ta shitur, për të blerë një bukë më shumë.

Fatosja u nis me shpejtësi për të marrë shpërblimin për Vitin e Ri, por u zhgënjye kur pa se do dërgonte në shtëpi një dekoder dhe jo një shumë të vogël me para për të bërë darkën modeste të ndërrimit të viteve.

Pas publikimit të historisë, disa qytetarë i kanë ardhur në ndihmë Fatoses dhe familjes së saj, duke bërë atë që Qeveria nuk e realizoi. Disa qese me ushqime i janë dërguar në shtëpi në mënyrë që edhe ajo të festojë si ne të tjerët.

Lexo edhe: Gazetari dhe emigranti nga Amerika ndihma për 150 familje të varfra: Do festojnë si gjithë të tjerët

15747683_538621229680383_7069176633843770055_n.jpg

[iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fthurje%2Fvideos%2F538972762978563%2F&show_text=0&width=400″ width=”400″ height=”560″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allowFullScreen=”true” ]

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img